• |
ide | kryesore

Meta zbulon telefonatën me deputetin socialist: Më tha “fol me rrugën e Elbasanit”

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri, marrë shkas dhe nga fakti që shpalli non-grata ambasadorin e OSBE-së Bernd Brochardt. Teksa i quajti “lecka të kryeministrit Edi Rama” disa prej ambasadorëve, Meta kujtoi edhe Donald Lu-në.

“Ai më kërkonte falje gjithmonë. Më thoshte më fal se dija, më gënjeu Partia Socialiste,”– tha Meta në emisionin “Open” në TCH.

Presidenti kujtoi edhe debatet për reformën në drejtësi kur ai ishte kryetar i Kuvendit. Meta tha se kur ishte arritur konsensusi pritej që të mblidhej Komisioni i Reformës në Drejtësi që ta zyrtarizonte, por ai po vonohej.

“Mora në telefon Fatmir Xhafajn i cili mezi ma hapi dhe i kërkova sqarim se çfarë po ndodhte. Më tha: “Fol me rrugën e Elbasanit”. Kjo ishte e papranueshme për mua. Atëherë i thirra ambasadorët e BE dhe SHBA dhe i kërkova që të vinin në zyrë Lul Basha që ishte në bashki dhe Edi Rama kryeministër.

Nga të gjithë vetëm Rama nuk erdhi. I thashë Bashës se çfarë kërkonte. Më tha vetëm atë nenin që ia kishte njohur Komisioni Venecias. Unë kërkova që meqë ia kishte dhënë Venecia ajo të rregullohej.

Atëherë i thashë Donald Lu që të bënte një deklaratë që “Rama po vonon reformën në drejtësi”. Ai u zu ngushtë dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe të gjithë e votuan reformën” – kujtoi Meta. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Like, ti e di qe Prifti ka lone ca video te tjera. Gojet e liga thone qe je ti aty mrena, argita e ca te tjere qe jane terheq me lezet. Boj si tbosh.
    Po numrin e tur labit a e ke akoma, apo i ke shkeput lidhjet.

  2. Vetem president nuk eshte. Po ate keshilltarin e vet qe flet me fjale te ndyra nga facebook—u perse nuk shpall non-grata? Po gruan e vete qe ka patur gjithe jeten nje fjalor vulgar cfare do ti bej? Per kete te fundit s’ka nevoje per video se e ka live cdo dite ne shtepi.

  3. Kur te ben pordhe Fatmir Xhafaj qe ka ngel tani te kockat qe i hedh Erion Veliaj. Le te bente trimin me Vangjush Dakon dhe Ardi Veliun!!! Edhe shurren e bente duke marre leje te ata

  4. Tre komentuesit e pare nuk i paska zene gjumi pa lene nje gjurme te embel sic e kane zakon pjellat e kuqe ose sufllaqexhinjte rilindas. Ju kam thene mos hane sufllaqe qyl se jane me Kajmak te prishur, nuk do vdisni por do ngordhni o vemje

  5. Jeni vone. Treni eshte ne askund si vete rruga e elbasanit ketu e 30 vjet. Thone kush ben peson. Por e kane pesuar shume. Me merit e pa merit. Por ne fund te gjithe e meritojne. Kjo kuptohet nga ata qe jane te zotet e mendjes. Po a jeni prej tyre????!!!! Ne fund e kuptojne te tere se pasuria dhe e keqja nuk vlejne per as me te voglen gje.

  6. Nuk u lodhe ti koqja e Endri Fuges duke shkruar nga 4-5 here, gjoja si populli, po qe nga menyra fshatare si logjikon dukesh qe je i njejti.

  7. Ca te ben gruaja vlla, kam shume respekt per Ilir Meten, dikur ishte shahist i zoti e politikan i sprovuar, levizjet i bente me kujdes e zgjuarsi. Moton e kishte me Qetesi e Dashuri. Kishte nje aurea burr shteti. Tani nuk me duket fare si politikan, me duket si dhenes i Monikes. Sikur ajo e ben strategjine e ky zbaton! Per mua me mire jep doreheqjen e vihu ne krye te oppzites jashte parlamentit te pakten katastrofa politike nund te rregullohet duke dhene nje alternative qeverisese. Mbaje mend qe motoja qe fitove eshte me qetesi e dashuri jo me molotov e me video. Se njerezve su plasi se kush e merr gjykaten kushtetuese deri tani Berisha i ka emeruar 90 % te gjyqtareve , si ka plas njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *