• |
ide | kryesore

Robert Berisha: Nuk jam ndarë nga Nora (Foto)

Paparazzi, Slider



Nuk është kurrë e lehtë t’i japësh fund një lidhje aq më tepër kur bëhet fjalë për një marrëdhënie disavjeçare ku në mes është e përfshirë edhe një fëmijë, por Robert Berisha, sikundër kolegu i tij Stine, vendosi ta bënte këtë me anë të një postimi në Instagram.

Nga ajo kohë e deri më sot nuk duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç deklaratave të këngëtarit, aq sa na duket se kjo ngjarje po i ngjan gjithmonë e më shumë një telenovele meksikane. Mbrëmjen e djeshme, ai ishte i ftuar në një intervistë ku foli ndër të tjera edhe për ndarjen me Nora Istrefin.

“Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci përmes gjyqit..nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”- u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *