• |
ide | kryesore

Rrjeti 5G, ambasada amerikane tjetër paralajmërim për qeverinë shqiptare: Siguria s’mund të shitet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një tjetër reagim për rrjetin 5G.

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones thotë se siguria nuk mund të shitet, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-së, duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit.

Postimi i plotë

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”.

E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat në siguri, mbajtur në nder të Gjeneralit James Jones, Këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish Komandant i Forcave Supreme të Aleatëve të NATO-s, dhe Komandanti i 32-të i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

 



5 Comments

  1. Hahhahahahahahahahahahahahhaah.Keto bije besnike te eterve kriminele per para shesin çdo gje,tani e kuptuat Ju !?!?!

  2. EDHE BAR DO HAME EDHE AMERIKEN NUK E MERZISIM
    ore sikur qe ndryshe kjo parrulla
    ike hiqu vizat shqiptareve se na cate trapin me shqiptaret jane kombi me proamerikan i gjithe botes edhe prape 30 vjet duhet vize per ne amerike nderkohe qe evropa i ka hequr
    cifute muti

  3. Mashtron amerikanet, kercenon europianet, shitet tek kinezet, flirton me ruset, i nenshtrohet turqeve, kurveron me serbet. Kjo eshte politika e jashtme e Edi Rames. Me e rrezikshmja ne keto 30 vjet.

  4. Leyla Moses-Ones ne themi: rrit gjarpërin të të hajë kokën! Ju keni rritur gjarpërin Edi Rama uroj ti shikosh hajrin në se je e sinqertë me vendin tënd se Shqipërisë ia bëre…..

  5. O amerika me ty po tallin trapin edhe budallenjte? Keni ra shume poshte.
    Merrni Gramozin ne departamentin e shtetit per patinim imazhi.
    Edhe jepini viza njerezve se i torturuat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *