• |
ide | kryesore

Scorsese:Marrëdhënia e De Niros me Al Pacinon është magjike

Paparazzi, Slider

Marrëdhënia mes Al Pacinos dhe Robert De Niros është magjike”, theksoi regjisori Martin Scorsese, disa ditë para daljes së filmit të tij të ardhshëm “The Irishman”, ku ka vënë në skenë dyshen legjendare.

“Ajo që shihet në film është marrëdhënia e tyre si aktorë por edhe marrëdhënia e tyre si miq”, deklaroi Martin Scorsese.

Filmi i shumëpritur i cilit flet mbi mafian, do të publikohet në platformën Netflix më 27 nëntor.

Në “The Irishman”, një ish-vrasës mafioz, luajtur nga Robert De Niro, mendon për ekzistencën e tij të dhunshme dhe veçanërisht për marrëdhënien e tij me një ish-lider sindikalist të zhdukur, luajtur nga Al Pacino.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu