• |
ide | kryesore

Shpërblimi i fundvitit, ende asnjë lajm për pensionistët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pensionistët nuk e dinë ende nëse do të marrin shpërblim për Vitin e Ri nga qeveria apo jo. As ministrja e Financave, Anila Denaj nuk e di këtë gjë. Duke folur në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për Projekt Buxhetin e vitit 2020, ministrja Denaj tha se do të vendoset në muajin dhjetor nëse do të ketë apo jo shpërblim për pensionistët.

“Ky element ky zë në buxhet nuk ka qenë asnjëherë i parashikuar në janar, shkurt apo mars të çdo viti. Dhe kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë përfituar, ne jemi akoma në nëntor.

Kështu që më lejoni të bëjmë një analizë, të përfundojmë buxhetin një herë, jemi duke parë të gjitha kursimet dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse mundemi apo jo. Bëhet fjalë 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne do të gjejmë nga kursimet tona një mundësi”, tha Denaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *