• |
ide | kryesore

Skënder Gega kritik ndaj Rejas: “Gabuam ndeshjen”

Sport

Një humbje kundër Francës, kampione e botës, është vështirë të kontestohet, sidomos kur rezultati nuk është i ekzagjeruar, por për teknikun Edy Reja dhe performancën e kuqezinjve në debutimin në Air Albania nuk mungojnë kritikat. Tekniku kampion në fuqi në kampionatin shqiptar, Skënder Gega, ka rezerva mbi mënyrën me të cilën u përballëm me Francën.

Bëmë shumë pak, ose aspak për të vënë në vështirësi skuadrën e Deschamps, edhe pse në pjesën e dytë u duk se dicka mund të ndodhte me aktivizimin e Roshit e Memushaj: “Me gjithë respektin për një trajner me eksperiencë të madhe si Reja – tha Gega për RTSH -, mendoj se kishim mundësi të bënim më shumë. Kam përshtypjen se gabuam ndeshjen, ashtu si bëmë edhe në Paris. Nuk them se nëse do të luanim ndryshe do të fitonim, por mendoj se duheshin marrë masat ndryshe kundër një skuadre që ka kualitete si Franca”.

Ish-tekniku i Partizanit ka bërë më pas një vlerësim për stadiumin, duke uruar që tempulli i ri të jetë një nxitje më e madhe për të arritur objektiva të rëndësishme.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu