• |
ide | kryesore

Tjetër rast dhune ndaj mjekut, autori i dehur në pranga

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 32-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi ka goditur mjekun teksa ishte në gjendje të dehur.

Lexo më tej: 

Mjekët: Ashpërsimi i Kodit Penal nuk e ndal dhunën ndaj nesh 

Dhuna ndaj mjekut, bluzat e bardha në protestë: Jemi të kërcënuar çdo ditë 

Njoftimi:

Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu