• |
ide | kryesore

Zbulohet raporti/ Si tentoi Dvorani të fuste në kurth Metën

-Instant, Arkiva, Kryesore



Plotësimi i vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese dhe situata absurde, kur për një vend janë “emëruar” dy anëtare, Arta Vorpsi nga parlamenti dhe Marsida Xhaferllari nga Presidenca, është shndërruar në një lojë të ashpër akuzash politike.

Nga njëra anë, rilindasit e akuzojnë Metën se shkeli Kushtetutën duke dekretuar bashkëjetuesen e Enkeleid Alibeajt, përtej afatit 30 ditor që i përcakton ligji themeltar i shtetit.

Nga ana tjetër, Presidenca akuzon për një bashkëpunim mafioz, mes kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani dhe Gramoz Ruçit, për të penguar zgjedhjen e lirë që Ilir Metës i ka ngarkuar Kushtetuta.

Dhe në gjithë këtë lojë pika kyçe është një: A ka luajtur pisët Dvorani? A i ka mbajtur ai listat të fshehura në sirtar, me qëllim që të shkonin në Kushtetuese, kandidatët që kërkonte Rilindja? A e ka bërë ai këtë akt varësie politike, me qëllimin që ta vinte kreun e shtetit pas dilemës: Ose të shkelte radhën e emërimeve (Njëherë ai e pastaj Parlamenti e kështu në vazhdim) ose të kapërcente afatin 30 ditor që kishte në dispozicion për t’u shprehur?

Lexo më tej:

Profil/ Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese

Për të gjitha këto pyetje ne kemi sot në duar të parin raport të detajuar zyrtar që fajëson krejtësisht Ardian Dvoranin. I hartuar me një gjuhë të drunjtë dhe shumë teknike, mes morisë së argumentave, aty dallohet qartë përgjegjësia e kreut të KED.

Gjithçka zë fill në një mbledhje të 21 shtatorit 2019, ku u paraqit renditja e kandidatëve që do t’i çoheshin Kuvendit dhe Presidencës.

“Pas asaj mbledhjeje nuk pati më asnjë njoftim nga ana e kryetarit të Këshillit në lidhje me përfundimin e procedurës, pra dërgimin e listave te organet e emërtesës dhe dërgimin e tyre në mënyrën e logjikës së ligjit…” thuhet në raportin e Avokatit të Popullit, ku vihet theksi edhe mbi faktin e rëndësishëm, se Dvorani i ka kryer këto akte pa miratimin e anëtarëve të tjerë (pra në ilegalitet) të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në materialin disa faqësh që i është shpërndarë këtë të hënë mediave, përveçse bëhet një rezyme e gjatë e procesit dhe e ligjeve e neneve që e rregullojnë atë, vërehet: “nuk ka asnjë shpjegim të asnjë lloji (as publik dhe as në mbledhje pa praninë e të tretëve), se çfarë shkaktoi dërgimin e listave përfundimtare për te organet e emërtesës pas datës 21.9.2019, (pra pas 15 ditësh Presidentit të Republikës dhe 21 ditësh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë)”.

Pra aluzioni është i qartë: kjo është bërë për të vënë në pamundësi për të zgjedhur lirisht, siç ia parashtron kushtetuta, kreun e shtetit.

Dhe duke lënë të kuptohet qartë se Dvorani në mënyrë vetjake dhe me qëllim i mbajti të fshehura listat e renditjes të anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, raporti i Avokatit të Popullit i heq atij edhe mundësinë e çdo justifikimi se përse e vuri Kuvendin në pozitë avantazhi duke ia dërguar ato rreth një javë më pas: “Ishin të njëjtat dosje dhe të njëjtat emra kandidatësh dhe nuk kishte arsye pse ato që iu dërguan Presidencës t’i dërgoheshin edhe Kuvendit më me vonesë”.

Pikërisht kjo hile rilindase, mashë e së cilës u bë Ardian Dvorani, e bën raportin e Avokatit të Popullit të mbërrijë në përfundimin se KED nuk arrit të realizojë dot “një proces pa të meta” për plotësimin e Gjykatës Kushtetuesëe.

Dhe si pjesë e këtyre të metave shënjestrohet pikërisht kreu i institucionit, për të cilin raporti thotë: “…as KED si organ kushtetues dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e përzgjedhjes të organeve të emërtesës, të cilat janë të sanksionuara si të tilla nga Kushtetuta”.

©Lapsi.al



10 Comments

    1. E shoh qe ke krize indetiteti,si te gjith mashtruesit e”rilindjes”.
      E imagjinon se kush jan pasojat,nese ne krye te Shtetit eshte nje mashtrues drogaxhi?
      Procesi i kllonimit te ketij habitati,dhe njeri nga viktimat,je edhe ti.
      Si e degradoi Edvin Escobar D’Rama popullin shqiptare deri ne kete far feje!?

  1. Ridhjerja me kete dovbythen I do te tera per te fuqizuar pushtetin e Ramiut ,qe ky te mbroje te gjitha vjedhjet dhe pisllqet ka bere ne kete vend .Me propoganden e qenalehsave qe ka ska per tia dale kurre mbare por do vi dita shpejt ti shpagoj te tera ato qe I ka bere ketij populli ai dhe zagaret mbrapa tij .

  2. Kete Ballancen e ka propozuar pd e lulzimes,sikur ka konflikt interesi,pse nuk e dergon ne prokurori o shkullak apo qe ju te porthaleve te salihut te hani mut

    1. Te cila prokurori ta dergoje? Te ajo qe nuk thote nje gjysem fjale per ata grabitesit qe fituan 40 milione $ tendera me vula fallco ne Amerike?

  3. E shoh qe ke krize indetiteti,si te gjith mashtruesit e”rilindjes”.
    E imagjinon se kush jan pasojat,nese ne krye te Shtetit eshte nje mashtrues drogaxhi?
    Procesi i kllonimit te ketij habitati,dhe njeri nga viktimat,je edhe ti.
    Si e degradoi Edvin Escobar D’Rama popullin shqiptare deri ne kete far feje!?

  4. Zigur Qorri,e verteta e ballances te mundon dhe ty si investimi i salih karaxhic berisha mendo sa eshte munduar ajo per te folur

  5. Bobo, i shkerti like floriri qe dhesh na ra ne kurth. nuk e di nqs e keni ven re po kete edhe opozita e ka braktisur. si sala si basha, biles edhe gruja, spo e pjerdhin me like floririn. me duket se din dicka. sala, basha dhe rama do ken marr ndonje amnisti te perkoheshme dhe u kan then qe te leshojn like floririn. spo e mbeshtesin me fare. koha do tregoj te gjitha.

  6. Qorri lind dhe vdes qorr,o zigur,ku eshte salihu I ballances pse nuk ka folur prej ditesh,ku eshte mbyllur,kush e ka mbyllur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *