• |
ide | kryesore

Basha: E vetmja zgjidhje për krizën zgjedhjet e parakoshme vendore dhe qëndrore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi pas takimit me Metën në presidencë dhe më pas me ministren e Jashtme suedeze, se për opozitën e bashkuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me ato vendore mbeten e vetmja zgjidhje për krizën politike.

Ndërsa foli për tryezën e zhvilluar mëngjesin e sotëm në presidencë, Basha tha se u njohën nga kreu i shtetit me fakte tronditëse, lidhur me procesin e emërimit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese.

“Në takimin me presidentin Meta u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e reformës zgjedhore dhe konkretisht emërimit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese, këto prova e fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e drejtësisë dhe gjykatës kushteuese. Prej fillimit e kemi konsideruar një grusht kushtetues dhe një provë më shumë se me këtë qeverisë reforma në drejtësi është e rrezikuar, drejtësia e pavarur mbetet një iluzion. E kemi parë në rastin e Saimir Tahirit, e kemi parë me dosjet 339 dhe aferat e tmershme të kësaj qeverie

Ne kerkojmë vënien në funksionim sa më shpejt të SPAK e BKH sipas kushtetutës e jo akteve korruptive të qeverisë.  Cështja e dytë domosdoshmëria e zgjidhjes së krizë politike. Prej mëse 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmëri për dialog transparent, rama ka refuzuar dialogun nga instituticonet ndëkombëtare shtyrja e afatit të komisionit është tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. PD nuk kërkon shtyrjen për kalendat greke të reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të bëjmë publik propozimin e plotë për reformën, ndërkohë që kemi patur vetëm refuzim dialogue sabotim. Është një film i parë e stëparë qeveria punon në kundështim me interesin e shqiptarëve dhe përpiqet t’i hedhë fajin opozitës, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore si rrugëdalja e vetme nga kriza.

Nuk i mungon Shqipërisë asgjë, krahasuar me Maqedoninë e Veriut, e cila u viktimizua për shkak të të dështimit të Edi Ramës menegociatat. E prap vendi atje shkon në zgjedhje me një qeveri kujdestare për të garantuar votën e një proces normal politik. Ndaj edhe ne do të vazhdojmë të insistojmë ndaj kësaj kërkese të pandryshueshme të opozitës dhe do të marrim hapat e nevojshëm si opozitë duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve që janë në shumicë për zgjedhje të parakohshme, për zgjidhjen e kësaj krize, për të marr të gjithë hapat e nevojshëm për t’u përballur me një qeveri autokrate të paligjshme që pengon shprehjen e vullnetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. -” tha Basha.



3 Comments

  1. Ky osht gjithmone jashte faze. Prish PD para zgjedhjeve e Humber zgjedhjet.
    Nxjer PD nga parlamenti per zgjedhje te reja pa Edi Ramen, shalegjati vazhdo ne pushtet.
    Bojkoto zgjedhjet vendors dhe humb te gjitha bashkite.
    Tani kerkon zgjedhje te reja dhe ka per te more karin si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *