• |
ide | kryesore

Djali i ish kapitenit Vata, “tradhëton” Shqipërinë, nis me kombëtaren e Irlandës

-Instant, Sport



Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, pritet të bëjë debutimin e tij me 15-vjeçarët e Irlandës, në sfidën kundër Polonisë.

Ai është 14-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Sëlltikut, teksa ka zgjedhur të jetë pjesë e Irlandës, pasi është dhe origjina e mamasë së tij. Në një prononcim për “thescottishsun”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për të ardhmen e djalit të tij, teksa u shpreh: Askush nga FSHF nuk më kontaktoi me mua për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt.Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do të kishte qenë profesionistë, të tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Sëlltik dhe do të kishin kontaktuar me mua.Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë”.



5 Comments

  1. Tradhton?
    Po ate e deklaroi baba pi Shkodre, dy jave me pare, kur tha se “s’ka vendosur akoma”!
    Skoceze pi Shkodre!!!

  2. Cfare shembulli i keq qe i japim shqiptareve. Nje nga futbollistet me te njohur, qe na shet dhe mend dhe na hiqet nacionalist, ne rastin e pare qe iu dha, e shet djalin tek nje komebtare tjeter. TURP!

  3. Federata shqiptare e futbollit eshte bere nje klub korruptiv ky Don Duka po ben 30 vite presidetllek aty, por te thote Rudi Vata qe se paska ftuar kombetarja djalin e tij, kjo me duket qesharake. Spaska ndikim fare ne kombetare me demek Rudi, qe kombetarja spaska degjuar per cunin e tij. Te pakten mos na ofendo inteligjencen. Te duam trajner o Rud Vata,qe te japesh mend per djemte e botes, kurse cuni yt te tradhetoje kombetaren!!

  4. Tani ka mbetur vetem qe edhe Hafizi dhe Sul Starova tu kerkojen kombetareve kineze dhe japoneze tu garantojne nje vend pune cunave te tyre. Na e ka fajin De Biazi apo jo Hafiz dhe Rud Vata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *