• |
ide | kryesore

Donald Trump është një president i mirë

2, Ide



Megjithatë, më duhet të kërkoj nga ju – dhe e di që ajo që po e kërkoj nuk është e lehtë për ju – që t’i vlerësoni gjërat për një çast nga një këndvështrim jo-amerikan. Nuk dua të them “nga një këndvështrim francez”, që do të ishte e tepërt; le të themi “nga këndvështrimi i pjesës tjetër të botës”.

Në shumë raste kur jam pyetur për zgjedhjen e Donald Trump-it, jam përgjigjur se nuk mërzitem fare. Franca nuk është Wyoming apo Arkansas. Franca është një shtet i pavarur, pak a shumë, dhe do të bëhet plotësisht e pavarur edhe një herë, kur Bashkimi Evropian të shpërbëhet (sa më shpejt, aq më mirë).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më fuqia e parë në botë. Kanë qenë për një kohë të gjatë, pothuajse përgjatë tërë shekullit të njëzetë. S’janë më.

Ato mbeten një fuqi e rëndësishme, një në mesin e disave.

Ky nuk është doemos lajm i keq për amerikanët.

Është lajm shumë i mirë për pjesën tjetër të botës.

Përgjigjja ime është paksa e zmadhuar. Të gjithë e kanë një detyrim të vazhdueshëm për të pasur një dromcë interesimi për jetën politike amerikane. Shtetet e Bashkuara janë ende fuqia e parë ushtarake në botë dhe, për fat të keq, ende nuk e kanë prishur shprehinë e rritjes së ndërhyrjeve përtej kufijve të vet. Nuk jam historian dhe nuk di shumë për historinë e lashtë – për shembull, nuk di nëse Kennedy apo Johnson-i kishin më shumë faj për çështjen e tmerrshme të Vietnamit – por kam përshtypjen se ka kaluar kohë goxha e gjatë prej kohës kur Shtetet e Bashkuara e kanë fituar një luftë për herë të fundit dhe kjo për së paku pesëdhjetë vjet të ndërhyrjeve ushtarake në botë, të njohura apo klandestine, nuk ka qenë asgjë tjetër, pos vazhdimësi e turpeve që kanë përfunduar si dështime.

Ajo që bie në sy më së shumti në politikat e reja amerikane është qartazi pozicioni i vendit në tregti dhe në këtë rast presidenti Trump ka qenë si një marrje e shëndetshme e ajrit të freskët. Ju keni arritur rezultat të mirë në zgjedhjen e një presidenti me prejardhje nga ajo që quhet “shoqëri civile”.

 Presidenti Trump prish traktate dhe marrëveshje tregtare kur mendon se nënshkrimi i tyre ka qenë i gabuar. Ai ka të drejtë për këtë. Liderët duhet të dinë si ta përdorin periudhën kalimtare dhe të tërhiqen nga marrëveshjet e këqija.

Ndryshe nga liberalët e tregut të lirë (të cilët janë, në mënyrën e tyre, aq fanatikë sa komunistët), presidenti Trump nuk e vlerëson tregtinë e lirë botërore si gjithçka për përparimin e njerëzimit. Kur tregtia e lirë është në të mirë të interesave amerikane, presidenti Trump e përkrah tregtinë e lirë. Në rast të kundërt, ai i cilëson si të duhura masat mbrojtëse të dala jashtë modës.

Presidenti Trump është zgjedhur që t’i mbrojë interesat e punëtorëve amerikanë. Ai po i mbron interesat e punëtorëve amerikanë. Gjatë pesëdhjetë vjetëve të kaluar në Francë, të gjithë do të donin të kishin këso lloj qasjeje më shpesh.

Presidentit Trump nuk i pëlqen Bashkimi Evropian. Ai mendon se ne nuk kemi shumë gjëra të përbashkëta, e sidomos jo “vlerat”. Unë këtë e quaj fat të mirë, sepse, cilat vlera? “Të drejtat e njeriut”? Seriozisht? Ai më parë do të zhvillonte bisedime në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtetet veç e veç dhe unë besoj se kjo do të ishte në të vërtetë më e pëlqyeshme. Unë nuk mendoj se ajo fuqi rrjedh doemos nga bashkimi. Unë besoj që ne në Evropë nuk kemi as gjuhë të përbashkët, as vlera të përbashkëta, as interesa të përbashkëta, me një fjalë, Evropa nuk ekziston dhe se ajo kurrë nuk do të përbëhet nga një popull i vetëm ose nuk do të përkrahë një demokraci të mundshme, thjesht sepse ajo nuk dëshiron të përbëhet nga një popull. Thënë shkurt, Evropa është vetëm një ide memece që me kalimin e kohës është shndërruar në një ëndërr të keqe, nga e cila ne përfundimisht duhet të zgjohemi. Dhe në shpresat e tij për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”, një referencë e qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, Viktor Hygoi vetëm e ka dhënë një dëshmi të mëtejme të madhështisë dhe marrëzisë së tij; gjithmonë më bën pak mirë që ta kritikoj Viktor Hygonë.

Në mënyrë mjaft të logjikshme, presidenti Trump qe i kënaqur për Brexit-in. Në mënyrë mjaft të logjikshme, njësoj qeshë edhe unë; keqardhja ime e vetme qe që britanikët edhe një herë tjetër u treguan më të guximshëm se ne përballë mbretërisë. Britanikët më nevrikosin, por guximi i tyre nuk mund të mohohet.

Presidenti Trump nuk e cilëson Vladimir Putin-in si partner të padenjë për bisedime; as unë nuk e cilësoj të tillë. Nuk besoj që Rusisë i është caktuar roli i udhëzueses së përgjithshme të tërë njerëzimit – admirimi im për Dostoevsky-n nuk shkon aq larg – por e vlerësoj qëndrueshmërinë e e ortodoksisë në tokat e veta, mendoj se Katolicizmi do të bënte mirë që të frymëzohet nga ajo.

Duket se presidenti Trump ka arritur ta zbusë njeriun e zemëruar të Koresë Veriore. Kjo sfidë më duket me klasë.

Duket se presidenti Trump së voni deklaroi: “A e dini çfarë jam unë? Unë jam nacionalist!” Edhe unë gjithashtu, saktësisht i tillë. Nacionalistët mund të bisedojnë me njëri-tjetrin; internacionalistëve, mjaft çuditërisht, bisedimet nuk iu shkojnë shumë mirë.

Franca duhet të largohet nga NATO-ja, por një hap i tillë ndoshta do të jetë i pakuptimtë, nëse mungesa e fondeve operacionale bën që NATO-ja të zhduket vetiu. Kjo do të ishte një brengë më pak dhe një arsye e re për t’ia kënduar këngën e lavdisë presidentit Trump.

Në përfundim, presidenti Trump mua më duket si njëri ndër presidentët më të mirë amerikanë që kam parë ndonjëherë. /Përktheu: Nasuf Abdyli/

Michel Houellebecq është shkrimtar francez



8 Comments

  1. Ky shskrimtar francez,duket se do kete dicka me Ramen (per kohen kur ka jetuar ne France )!Me shume delikatese ,por edhe pjekuri,shkrimtari,ja hedh poshte te gjitha vleresimet qe i ka bere Rama-Presidentit Amerikan Tramp!Kuptohet,qe edhe une ,qendroj mbas mendimit te francezit,qofte vetem edhe per vleresimin per nje President te tille si Trampi.Aresyeja kryesore,eshte ekonomia.Qeverite,por edhe Presidentet,vleresohen per nivelin ekonomik qe sjellin,sepse per kete edhe zgjidhen,te drejtojne vendin e vet,drejt prosperitetit.(lexoni me kujdes :Vendin e vet-jo vehten e vet).

  2. Kthjelltesine qe pret nga nobelistet ne ekonomi e gjen tek nje shkrimtar. Ai qe paguhet per te thurur endrra na hap syte per te pare realitetin. E verteta eshte se Trump luftohet vetem sepse guxoi te prishe mirazhin e nje bote pa kufinj, ne te cilin elitat kane 30 vjet qe jane zhytur. Trump konsiderohet lunatik pse tha te verteten me te thjeshte: Jam zgjedhur nga amerikanet dhe do punoj per amerikanet. Keshtu qe elitat kerkimet per Batmanin t’i rifillojne pas 2024. Sigurisht ne serine e re Batmani duhet te jete gay, femer, I zi ose te gjitha bashke dhe te shese fantazi me bukur se Obama.

    1. Më pëlqen komenti juaj por Trump ka bërë edhe disa shkelje që janë konflikt i hapur interesi. Nuk është kaq perfekt sa e bën ti. Mund të jesh më objektiv herë tjetër. ?

  3. Ka nje gabim thelbesor si “nacionalist” – Franca pa BE-ne eshte hic dhe kjo vlen per te gjitha vendet Europiane vec e vec. Kete e kuptoi dhe De Gaulle qe me siguri ishte nacionalist me i vertete se ky tip i peshteri qe do te beje sensacion ne cdo gje. BE-ja ka shume probleme po pa BE-ne Europa do blihet copa copa nga Ruset, Kinezet, Amerikanet ose me keq akoma do kthehet ne fushe beteje si toke e askujte. Edhe Britania kete ka filluar ta kuptoje shume mire tani qe nuk ka alternative vec te behet kurva e Amerikaneve (te pakten flasin nje gjuhe). Europiani qe vertet do vendin e vet do BE-ne (te reformuar sigurisht)

  4. Me ne fund edhe Lapsi i la hapesire dikujt qe nuk e do globalizmin, dikush qe neoliberalet e Europes i quan ashtu sic jane “fanatike si komunistet”.
    Presidenti Trump, eshte vertete nga Presidentet me te mire qe ka pasur Amerika.
    Ai po shuan lufterat ne Lindje te Mesme qe jane ne interes te Izraelit e Amerika sherben si mushke per te mbartur planet e interesat e Shtetit cifut. Ne vend te luftenxitesve si puna e Hillarit, Bushit, Obames, McKlain e te tjere mostra te etur per gjak e te shitur per interesa te tjera e jo te Amerikes, ai po shkaterron Traktatet Internacionale qe zhveshin vendet nga pavaresia e tyre. Ai po zhvlereson organizatat e paguara nga Soros per diversion, e per te vene ne krye zagaret e pregatitur prej tij. Se kush jane ata tek ne shihni Ramen e Veline.
    A do donit qe bota te qeverisej nga soji i tyre? Besoj se jo. Kjo maskarade e shpifur qe eshte luajtur ne bote (sidomos ne Europe dhe Amerike) tridhjete vitet e fundit duhet te marre fund.
    Duhet ti jepet fund zevendesimit te popullsise Europiane me zezake e arabe, dhe Amerikaneve te bardhe me zezake e Latino. Europa dhe Amerika jane keto qe jane sepse u bene nga njerezit e bardhe. Genocidi kunder te bardheve nuk eshte nje fantazi, por nje plan i mirepregatitur.
    Se sa larg kane shkuar punet mjafton te shihni kombetaret e futbollit te Frances e te Anglise.
    Nje derrkuc vetem sepse ka lindur ne stallen e kuajve nuk eshte kale, e nuk mund te quhet i tille sado qe te bertasin se eshte kale.
    Ajo qe globalistet trumbetojne si “diversitet” nuk eshte gje tjeter vecse menjanimi i te bardheve duke promovuar racat e tjera ne pozicione drejtuese, jo se jane me te zote por sepse keshtu ju vjen per shtat per te zbatuar planet e tyre.
    Nese vazhdon kjo strategji e Globalisteve, Shqiptaret do vazhdojne te lene vendin e te jetojne ne Gjermani, Angli e gjetke, kurse ne Shqiperi zagaret e Soros do sjellin fuqi te lire punetore nga Azia e Afrika, derisa te kete me shume Afrikane e Aziatike sesa Shqiptare. Nese vjen ajo dite do ndiheni te huaj ne vendin tuaj. Nese kjo eshte cfare duan Shqiptaret le te vazhdojne me Ramen e sojin e tij.

    1. Nuk ka pune Rama ketu..Bile Rama nuk ka te beje me neoliberizmin por me trumpizmin dhe populizmin e tij cuditerisht idioti shqipetat eshtw shume me teper sovranisteve sesa vlerave demokratike te komunitetit evropian..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *