• |
ide | kryesore

E jashtëzakonshme, Luis Enrique trajner i Spanjës: Moreno largohet pas fitoi 5-0

Sport



Luis Enrique është trajneri i ri i Spanjës. Pasi u largua nga pankina e La Roja, duke i lënë vendin Robert Moreno, në 9 qershorin e kaluar për ti qendruar pranë së bijës 9 vjecare, që u nda nga jeta në fund të gushtit, ish-tekniku rikthehet në vendin e tij dhe do të udhëheqë Furitë e Kuqe në kampionatin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti federal Luis Rubiales gjatë një konference për shtyp në të cilën fillimisht u shuan polemikat e krijuara mbi mënyrën si ishte lajmëruar Moreno (menjëherë pas ndeshjes): “Ishte e qartë për të gjithë – tha Rubiales duke lajmëruar rikthimin e Lucho – që nëse donte të kthehej do ti gjente dyert e hapura. Jemi shumë të lumtur nga nga puna e bërë nga Moreno, por lideri i projektit është Luis Enrique”.

Moreno e coi Spanjën në Europian me një ecuri fantastike, falë 9 fitoreve e dy barazimeve, por është detyruar të bëjë mënjënë pavarësisht kontratës në fuqi. Rubiales, sipas asaj që shkruan ‘Sport’, ka dashur të mbajë fjalën e dhënë Luis Enrique, si në formë private ashtu dhe publike, se mund të rikthehej sapo të ndihej gati. E tani ajo ditë erdhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *