• |
ide | kryesore

E kaluara i dikton të ardhmen: Håland pranë Manchester, i ati takon Solskjaer

Sport



Befasuesi i Champions League kërkon një klub të madh. Erling Braut Håland i ka cuditur të gjithë me një fillim sezoni të jashtzakonshëm në nivel europian: norvegjezi ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje, duke bërë edhe më mirë se Robert Lewandowski. 19 vjecari po udhëheq Salzburg që ëndërron një kualifikim përtej fazës së grupeve: austriakët janë përpara Genk e ndjekin Napoli (8) e Liverpool (9). Ky mund të jetë sezoni i duhur sepse me shumë mundësi tjetrin Håland nuk do të jetë.

Sipas asaj që bën të ditur The Athletic, i ati i Erling, Alf-Inge, me një të shkuar si futbollist i Leeds e Manchester City, është parë në qendrën stërvitore të Carrington. Një burim pranë klubit ka informuar gazetën se i ati i Håland ka vizituar fushën në të cilën Manchester United stërvitet fort për tu kthyer në nivele të larta. Gjithnjë sipas The Athletic, Ole Gunnar Solskjaer i ka dërguar zbuluesin e tij “personal” Simon Wells, për të ndjekur sulmuesin.

Këtë vit Håland ka shënuar 26 gola në 18 prezenca në të gjithë kompeticionet me Salzburg, mes të cilave edhe një tregolësh kundër Genk në shtator. Në të shkuarën sulmuesi ka luajtur me Solskjaer tek Molde e nuk e ka fshehur dashurinë e tij për futbollin anglez, që i ati e një shumë mirë. Gjithcka të bën të mendosh se e ardhmja e Håland do të jetë në Angli, pavarësisht se mbi lojtarin kanë hedhur sytë edhe Real Madrid e Barcellona, Juventus e Bayern Mynih.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *