• |
ide | kryesore

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Durrës

Lajme, Të fundit



Drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit do të jetë Artur Çobani. Ai zëvendëson në këtë institucion ish-drejtorin Liridon Pula, i cili u bë protagonist i një përplasje të madhe mes kryeministrit Edi Rama dhe prokurorit Arjan Ndoja. Kujtojmë që ky i fundit e arrestoi Liridon Pulën për ‘shpërdorim detyre’, por më pas e gjithë qeveria u hodh në sulm të prokurorit duke thënë se Ndoja i shërben krimit të organizuar. Pak javë pas këtyre sulmeve, prokurorit iu bë atentat në Durrës duke e lënë të plagosur. Pë shkak të përplasjes mes bandave për pronat, aktualisht pa drejtues është edhe Kadastra e Vlorës.

©Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *