• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet 1 ton kanabis në Spanjë, në pranga ish-sulmuesi i Olympique Marseille

Lajme, Të fundit



Policia spanjolle ka organizuar një megaoperacion të koduar “Maskoke” në krahinën e Andaluzisë duke vënë në pranga 20 persona që akuzohen për trafik droge. Mes të arrestuarve është edhe një ish-futbollist i Malaga, Rajo Vallekano dhe Olympique Marseille në Francë, Sergio Contreras i njohur me nofkën “Koke”.

Edhe vëllai i tij u vu në pranga. Policia spanjolle tha se ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa si dhe shumë armë e para. Më shumë se 150 agjentë të policisë ushtruan kontrolle në disa shtëpi pas hetimeve që kishin nisur kohë më parë.

Sipas të njëjtave burime, ish-futbollisti 36-vjeçar ishte një nga personat kryesorë në këtë rrjet të trafikut të kanabisit. “Koke” iu bashkua Olympique Marseille në 2004 përpara se të huazohej në Sporting Lisbona në janar 2006.

Ai e mbylli karrierën në Europë te Aris Salonika në Greqi. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Azerbajxhanit. Ai i dha fund karrierës së tij në vitin 2017, për të filluar një tjetër, por shumë më ndryshe… ©LAPSI.al

Image result for Sergio Contreras  koke marseille Image result for Sergio Contreras  koke marseille Related image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *