• |
ide | kryesore

Gafa e Ramës/ Futi Kosovën në hartën e Serbisë. Furtunë në Prishtinë, jehonë në Beograd

-Instant, Kryesore



(E perditesuar me deklaratat e reja)– Ashtu sikurse pritej skandali i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me hartën e publikuar në faqen e tij në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, nuk ka kaluar pa u raportuar edhe ne mediat serbe. “Kosova është në shok”, shkruan B92, duke iu referuar reagimeve që kjo gafë ka ngjallur në Prishtinë. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK’së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova. “I pa dashtun kryeministër, ku është Kosova??”, ka shkruar Gashi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Historiani Jusuf Buxhovi i pyetur nga Gazeta Express lidhur me këtë çështje është shprehur se kjo nuk është asgjë e re, duke e pasur parasysh kursin e qeverisë Rama në raport me Kosovën.

“Asgjë e re dhe e jashtëzakonshme nëse kihet parasysh kursi i Tiranës zyrtare, veçmas qeverisë Rama, viteve të fundit në raport me Kosovën, ku bie në sy përpjekja që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të saj”, ka thënë Buxhovi.

Duke komentuar skandalin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë me hartën e Kosovës brenda territorit të Serbisë, Buxhovi tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Edi Rama të shpallet “persona non grata” në Kosovë. “Veprimi më i ri i Ramës, duhet parë si pjesë e komplotit politik kundër shtetit të Kosovës për interesat serbo-ruse në rajon, që nga politika e Kosovës duhet ndalur sa më parë dhe me të gjitha mjetet pa përjashtuar mundësinë që ai të shpallet persona non grata”, ka thënë Buxhovi.
 
 Ndërsa profesori universitar, Milazim Krasniqi, pretendon se kryeministri Rama nuk gaboi me hartën, por ai deshi t’i provokonte kosovarët rreth idesë së tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për Minishengen. Sipas Krasniqit, me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante se nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi.

“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka shkruar ai.

Ka reaguar gjithashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e ka quajtur një akt flagrant të tradhtisë kombëtare. ‘Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë! ka shkruar Berisha duke ripostuar edhe hartën e publikuar nga kryeministri.

Image

Rama sot në faqen e tij zyrtare, teksa ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ka përdorur një hartë në të cilën Kosova është pjesë e hartës së Serbisë.

Lexo më tej:

Rama tërhiqet/ Fshin urgjent hartën ku Kosova përfshihej brenda Serbisë

Megjithatë, duke parë një skandal të tillë, Rama ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta, Por ndonëse midis gafës fillestare dhe ndreqjes së saj pas reagimeve të mëdha në Prishtinë, nuk kaloi jë kohë e gjatë, ajo qe e mjaftueshme për të mos i shpëtuar syrit të mediave serbe (shiko poshtë).

©Lapsi.al 

Raportimi i B92



15 Comments

  1. Ka shume qe flasin pet Berishen si spiun i UDB, disa kane shkruar edhe artikuj. Ekziston nje parim ne drejresi, qe cdo njeri eshte i pafajshem deri ne momentin qe fajesia nuk eshte dhene me vendim gjykate. Nese ato qe thone per Berishen jane te verteta, le te publikojne dokumentat dhe t’i dergojne ne gjykate per ta vertetuar. Por ama nga sot, te gjithe fugsat, laliersat e te tjere qe paguhen me taksat tona, kane nje prove te qarte dhe te sakte qe km aktual eshte antishqiptar dhe proserb. Kjo harte ia kalon edhe perqafimeve me ministrin e propagandes se Milloshevicit edhe minishengenit pa Kosoven. Kjo eshte prove per cdo njeri. Prandaj fugsat e laliersat ta qepin e te mos flasin me se iu ka plasur ne dore

  2. Ku qenkan fugshpumat dhe bythqimat e ridjerjes?
    A kishit akoma dyshime per harten? Apo ju duk lajm koti? E shihni jehonen qe i bene serbet ketij minimalisht incidenti diplomatik?
    Sufllaqja ne fyt, ë?

  3. Mos e kritikoni aq ashpër se do t’i ngelet qejfi dhe mund të sëmuret keq. Ndjeshmëria e tij ia kalon edhe të vdekurve. Pasi mori dhuratën : Rama ik!, te stadiumi, u inatos shumë dhe i shkoi mendja të merrte hak edhe më larg se vendi i tij, te Kosova. Kjo nuk ndodhi me Vuçiqin as me Erdoganin, bile as me Putinin, sepse ata i ka shokë e vëllezër, ndersa kosovën e quan fqinji problematik, ndaj edhe e fshiu nga harta. Nuk e do , nuk e përfill, don ta përjashtojë, seopse nuk ecën me idetë delirante që shfaq ky. Harta nuk shpreh vetëm urrejtje , por edhe tradhëti, si hakmarrja më ekstreme që mund të mendohet. Përpiquni t’i jepni atë që meriton. “Non grata” është pak. Thellohuni dhe bëni që ai të paguajë çmimin për gjithçka që i ka bërë Shqipërisë dhe Kosovës me veprime, mosveprime , ide të mbrapshta etj.

  4. Eshte lapsus,provokim,apo antishqiptarizem?Perse sulmohet Berisha aq shume si serbofil?Sepse demagogu
    Edvin Escobar D’Rama,sulmon per ate qe do te beje vete,per ti bere paraprite akuzave.Dhe kjo ka patur
    efekt tek militantet trushplare te”rilindjes”,qe i shkojn pas drogaxhiut edhe kur cenohen interesat kombetare.
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja
    në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatëvitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama.
    Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatëkohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

  5. Ballist NeoKomunist Ed Psiko Drama, Ku jane Komunistet e K***t? Shikojeni tradhtarin mes sofres se Partise se Loqe Shenkes, Leqe tradhtaret dhe hajdutet ne lufte Gjysherit e ketije kane qene me nam e me patent, Mjafton te shikosh filmat me partizan per ti pare c’hajdute me cizme kane qene.

    Ky prototipi sot nuk eshte gje tjeter vecse nje spiun Rus e Serb nga ato qe Shqiperia ka me tonelata.

  6. Akoma se keni mar vesh ju qe historikisht e majta Shqiptare e ka shit Kosoven Ruso Serbve kjo s don as mend as kalem por ky palaqoja km ja ka ven kapakun qe me takimet super meqisore me Serbet dhe me sa dim ky edhe shkerdhehet ne byth me ate bythqirin Serb?

  7. Me te vertete mendoni se eshte gafe? Mos valle duhej hequr vemendja nga GjK pavaresisht nga kostot? Natyrisht qe kostoja kryesore e ketij veprimi eshte ne Kosove dhe atje pak rendesi kane kostot qe merr km… Ka vetem dy mundesi, ose eshte e qellimshhme per te larguar vemendjen nga problemet e mprehta te vendit dhe me kete menyre u mesuam, ose eshte subkoshienca qe e tradheton. Ne fund te fundit cudia me e madhe tre dite xgjat apo jo?

  8. Vete shkrimi i Lapsit nis me nje gafe. Sepse eshte gafe ti thuash gafe publikimit te hartes me Kosoven brenda Serbise kur ne fakt ajom eshte bere me qellim dhe e studiuar mire. Eshte si ajo bezeja qe perdorin toreadoret per te mashtruar demin. tek e fundit ” tradhetia” zgjati 3-4 ORE dhe u korigjua, por tradhetia ndaj banoreve qe u mori votat se do u legalizonte shtepite bile edhe falas dhe tani u futi rruspat zgjat tere jeten, tani “Atedheu “i tyre “Kosova” e tyre nuk gjendet ne asnje harte. CDO U BENTE SERBIA ME TEPER?

  9. Ajo eshte harta qe kolegu serb ja ka dhene gjate perqafimeve te tyre ne muajin e mjaltit tyre minishengen, ne momentin kur kane bere gati ndarjen e thelave shqiptare mes vedi. Ajo harte eshte zhdukur nga qarkullimi ka dekada, i vetmi qe e ka patur dhe ja ka lene trashegim Vucicit ate harte ka qene Milloshevici, por te pakten ai ka qene i hapur. Nuk ka koment. Me pelqen me shume te theme ne emrin autokton DARDANIA, se Kosova eshte vene per te eliminuar te paren, eshte tradhetuar bashke me Shqiptaret autokton te Shqiperise. E kam degjuar edhe ne fillim te viteve 90 nga perfaqesues te larte te Partise Punes te konvertuar ne Parti Socialiste se Kosova eshte e Serbit. Sot kur Kosova eshte shtet i pavarur, prap na dilkan “rastesisht’ “gabime” “per furnizimin me Uje”. Kjo ne mos Tradheti e Larte Kombetare, eshte papergjegjshmeri, dhe merreni me mend nje papergjegjshmeri te tille ne krye te shtetit shqiptar, ku eshte banalizuar cdo qelize e shtetit, eshte shkaterruar gjithcka, e jemi ne nje Katastrofe.Komunizmi dhe rilindasit e tij e urrejne gjithcka kombetare, duhen fshire keta internacionaliste sllavo komunist, jo vetem nga qeverisja, por te zhduken nga Shqiperia. Toka i perpifte,sepse te themi uji, kam frike se ndotet e nuk pastrohet kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *