• |
ide | kryesore

Grimieri shqiptar i Kim K flet hapur për orientimin e tij seksual

Paparazzi, Slider
Kim Kardashian i gjendet pranë gjithmonë mikut të saj Mario Dedivanovic.

Ylli 39-vjeçar i bëri një vizitë të papritur grimierit të saj teksa ai po rrëmbente një çmim të rëndësishëm në ceremoninë e American Influencer Awards 2019, për të nderuar artistin 36-vjeçar të hënën në Teatrin Dolby në Hollywood.

E veshur me një fustan të kuq “Dior” dhe taka “Manolo Blahnik”, Kim uroi Marion për çmimin e Arritjes së Artistit, ndërsa i dorëzoi kupën dhe bënë edhe disa foto bashkë.

Image

Por surpriza nuk mbaroi me kaq pasi e pranishme në event ishte dhe nëna e grimierit shqiptar, e cila i dhuroi një përqafim Marios duke e bërë këtë të fundit të preket dhe të qajë në tapetin e kuq.

Image

Mes emocionesh e lotësh, grimieri ka bërë thirrje për shqiptarët, që të hapin sytë e zemrën, pasi sipas tij shumë fëmijë në botë rriten mes frikërash, dhimbjesh e mendimesh për vetëvrasje, vëtëm nga ankthi se familjarët nuk do t’i pranojnë duke qenë ndryshe.

“Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë!”, ka thënë Mario mes lotësh, teksa Kim i ka dhuruar një përqafim. Prej 19 vitesh karriere si artist grimi, kyt ka qenë një ndër momentet më emocionuese të Marios.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu