• |
ide | kryesore

Guy Martin theu rekordin e shpejtësisë me traktor, hyn në Guiness

Paparazzi, Slider



Ish kampioni i garave me motorë vendosi një tjetër rekord shpejtësie, këtë herë me anë të një traktori. Mjeti 5 tonësh i pajisur me një motor prej 1 mijë kuajsh fuqi arriti të kapë shpejtësinë 217 km/h në fushën e aviacionit në Elvington afër New York-ut. Guy Martin theu rekordin e tij të mëparshëm prej 166 km/h të cilin e vendosi në qershor të këtij viti. Inxhinierë të skuadrës Williams në Formula 1 arritën që të modifikojnë trupin e traktorit duke sjellë një model më aerodinamik. Nuk është hera e parë që Martin futet në rekorded Guinness pasi ai theu rekordin në pistën “Wall of Death” ku arriti 113 km/h duke ecur horizonalisht në një mur. Ai vendosi një rekord tjetër por këtë herë në një slitë që rëshqet në kodrën me dëborë. Martin arrin të kap shpejtësinë 134 km/h.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *