• |
ide | kryesore

Ikën Gazheli, njihuni me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi

Lajme, Të fundit



Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Turqi. Pasardhësi i tij është diplomati i lartë Kastriot Robo. Në dekretin e Presidentit Ilir Meta, thuhet se lirimi nga detyra i Gazhelit dhe emërimi i Robos ka ardhur me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Largimi nga detyra si ambasador i Gent Gazhelit lidhet me vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, që u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol” në Siri falë ndërhyrjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”.

Këta të fundit e kritikuan pak ditë më parë ambasadorin për rastin e 11-vjeçarit, duke e akuzuar publikisht se nuk i ishte përgjigjur telefonatave të tyre pavarësisht se kishte premtuar ndihmë. Qëndrimet e tij shkaktuan indinjatë nëpër rrjete sociale.

Por kush është Kastriot Robo?

Kastriot Robo është cilësuar si një nga diplomatët më të mirë të periudhës së post komunizmit. Ai është vlerësuar si një diplomat i lartë. Në vitin 1998 ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Greqi. Këtë post diplomati Kastriot Robo e mbajti për gati katër vjet, duke u dhënë marrëdhënieve midis dy vendeve një frymë tjetër bashkëpunimi nga ajo që kishin pasur deri në atë periudhë. Pas kësaj periudhe ai mban poste të rëndësishme në diplomacinë shqiptare. Në vitin 2006 diplomati Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Londër, në një nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në botë. Më pas si ambasador i Shqipërisë në Spanjë dhe në Danimarkë.



2 Comments

  1. Gazhelli, ka shoke shume, shoket i gjeten gruan, te cilen ia kishin lene me barre ne Rumani. Shoket e bene ambasador, kete analfabet genetik. Sapo Gazheli dhe Agron Tarja, me pseudonimin Genti, shkuan ne Turqi u rigjalleruan rruget e droges Afganistan-Turqi-Shqiperi-Itali. Ky Tarja, pas kthimit nga Turqia u be drejtor i portit Durres, ku u kapen kontinieret e droges qe shkonte ne Itali. Tarja eshte vellai i Tares tjeter, te Lacios, qe thuhet se ka lidhje me mafien. Ky Gazheli, ka lene name ne Turqi, ka bere diplomate, duke marre nga rruga nje rrugace, te quajtur Nertila Doka, kjo ka pas bere rolin e sekseres me te semuret shqiptare, qe kuroheshin ne spitalet e Ankarase. Kete rrugacen ky Kazanova (qe gruan ia gjeti shoqeria) e mbante si grua ne shtepi duke u bere burim barcaletash tek diplomatet dhe autoritetet ne Ankara. Gjithashtu ky hajdut ordiner ka bere namin me buxhetin e perfaqesise p.sh. ka blere orendi kur per kompletimin e shtepise kur qeraja paguhej per shtepi te kompletuar me orendi etj, etj, etj…. kaq per momentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *