• |
ide | kryesore

Kluivert ngacmon De Ligt: “Mendoj se është penduar për zgjedhjen e tij”

Sport



Mes Barcelonës e Hollandës, ka një raport shumë të ngushtë në futboll. E gjitha meritë e një futbollisti jashtë të zakonshmes, që mbërriti në Katalonjë e ndryshoi mënyrën e të menduarit të futbollit në Camp Nou. Kanë kaluar shumë vite që kur Johan Cruijff revolucionarizoi botën blaugrana, e megjithatë dashuria mes katalanasve e tulipanëve nuk ka mbaruar. Nuk është rastësi që përgjegjës i akademisë është Patrick Kluivert, një që e ka përfaqësuar Barcelonën në fushë e tani si drejtues.

Ish-sulmuesi i Ajax e Milan duke folur për Mundo Deportivo nuk ka ngurruar ti tërheqë vërejtjen një hollandezi, që mund të ishte shok skuadre me De Jong në blaugrana, por që zgjodhi Juventus. De Ligt ishte për një kohë të gjatë një objektiv i blaugrana, por në fund, me gjithë tentativat e Kluivert për ta marrë në Camp Nou, u vesh bardhezi. “Nuk do thosha se u përpoqa ta bind, por i thashë vetëm gjëra të mirë për Barcelonën si qytet e klub. Në fund janë lojtarët e prokurorët që zgjedhin”.

Një zgjedhje që sipas ish-sulmuesit është burim pendimi për mbrojtësin… “Sigurisht De Ligt është një mbrojtës i madh, por vendosi kështu. E besoj se pak është penduar, por jaq që shkoi kështu. Në jetë bëhen zgjedhje, ndonjëherë janë të duhurat ndonjëherë të gabuarat. E ti duhet të mësosh nga vendimet e tua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *