• |
ide | kryesore

Kokainë në garazhin e picerisë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lajme



Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me kokainë. Shqiptarët e arrestuar janë M.L., dhe C.E. dhe tashmë po mbahen të izoluar në burgun e Parmesan në Via Burla.

Mediat fqinje raportojnë se nëse kokaina e ndarë në disa pako dhe e futur në një kuti kartoni, do të shitej në tregun e Parmesan, shqiptarët do fitonin 2 milion euro.

Kush ishte shqiptari M.L.

Shqiptari M.L. ishte pronar i një picerie në zonën e San Leonardo. Së bashku me dyqanin e picerisë ai kishte në pronësi edhe një garazh, në të cilin u gjet dhe sekuestrua sasia e kokainës. M.L. ishte arrestuar edhe një herë më parë në vitin 2008, pasi ishte kapur me 2 kg kokainë, por ishte lënë i lirë.

Tashmë pas disa vitesh, policia kishte marrë informacione për një kthim të mundshëm të tij, sërish në trafikimin e kokainës.

Agjentët konstatuan se shqiptari shpesh takohej me një bashkatdhetar me inicialet C.E., pikërisht në garazhin, që ndodhej në Via San Leonardo.

Gjatë kontrollit në garazh agjentët gjetën 8 kg kokainë të ndarë në tetë pako, të fshehura brenda një kutie kartoni. Brenda makinës së shqiptarit C.E., tip “Fiat 500”, u gjetën edhe disa vende që ishin bërë enkas për transportimin e drogës.

Çfarë tha kreu i Policisë së Parmas, Cosimo Romano

Kreu i Policisë së Parmas, Cosimo Romano komenton sekuestrimin e kokainës nga Antidroga, në një garazh në rrethin San Leonardo.

“Ne gjetëm njërën prej makinave të përdorura nga korrierët për të transportuar drogën. Janë tetë kilogramë kokainë e pastër. Ky ishte një konfiskim ku u bllokua qarkullimi i paligjshëm i të paktën 2 milionë euro”, tha Romano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *