• |
ide | kryesore

Lufta kundër korrupsionit, ambasada amerikane dërgon 8 gazetarë shqiptarë në SHBA (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të luftuar korrupsionin, ambasada amerikane në Tiranë ofron mbështetje edhe ndaj medias. Për këtë arsye, pak javë më parë, kjo ambasadë dërgoi në SHBA tetë gazetarë të kronikës për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor.

Njoftimi: Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor. Kur u kthyen, gazetarët biseduan me zyrtarë të ambasadës për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *