• |
ide | kryesore

“Messi i jashtëzakonshëm mes tokësorëve, Pelé i një planeti tjetër”: Tite mbyll diskutimin

Sport, Video



Trajneri i Brazilit nuk është se ka ndonjë raport afektiv me Lionel Messi, sidomos pas akuzave që pasuan sfidën mes Selecao e Argjentinës në Kupën e Amerikës, por tani vjen një tjetër pickim për fenomenin argjentinas.

Këtë herë bëhet fjalë për debatin se cili është më i miri i historisë dhe përballjen mes kampionit të Bacrelonës e brazilianit Pelé. Për teknikun e 5 herë kampionëve të botës nuk ekziston krahasimi e sipas asaj që bën të ditur Marca, ky është motivi: “Messi si, apo më i mirë se Pelé? Pele është i pakrahasueshëm. Kushdo kërkon të krahasojë Pelé me një tjetër atlet nuk kupton asgjë nga futbolli“, tha Tite.

“Messi është i jashtzakonshëm, por i vënë në krahasim me tokësorët. Pelé është përtej njerëzorëve, është jashtë parametrave normalë. Nuk e them se jam brazilian, e them sepse e kam parë me strë e mi historinë e madhështinë e Pelé. Ndeshjet e tij, teknikën individuale, goditjen me kokë, forcën e tij, impulsin. Nëse dëshiron të gjesh një difekt tek Pelé, nuk gjendet”. E pastaj shigjetimi tjetër për Messi: “E sikur të mos mjaftonte, Pelé jishte një karizëm të jashtzakonshëm. Ajo që ndodhi me Messi një ditë më parë, ajo që u pa në fushë…më vjen keq, kërkova një karton të verdhë dhe më tha ta qepja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *