• |
ide | kryesore

Meta përshëndet kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme: Do ndërmarr çdo veprim për të ndaluar puçin kushtetues!

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një deklaratë për media, Presidenca thekson se në një ndër temat e diskutuara në takim me opozitën jashtëparlamentare ka qenë përplasja institucionale për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke e cilësuar një skandal mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses, Presidenti Meta ka paralajmëruar në takim se “do të ndërmarr çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues”, ndërsa ka përshëndetur qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, diskutimi mes Metës dhe opozitës ka prekur dhe çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa Kreu i Shtetit ka theksuar se duhen përmbushur urgjentisht kushtet e Bundestagut, si e vetmja rrugë e sigurt për të bërë realitet “ëndrrën” evropiane të shqiptarëve.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

7 Comments

  1. Nxirr ate mut video se na shkaterrove. Nuk me rruhet as per kushtetuese, as per zgjedhje, as per qendrimin e lulit as te edit
    Mundesisht me pixel te larte dhe me ze dhe kryesorja mos e bej blur ndryshe dola ne Protest

  2. Ke lene gje menjane per kalamajte ne ndonje ishull ore Edi, se keto qe ke ketu perfshire dhe Linden do te ti marre krimi… Ai Kajmaku ne arrati eshte shlrehur se kerkon te te shkerdheje mamanë. Hajt me krahe te lehta…….

    1. Kete pyetje beja Saliut , Lulit dhe Like floririt me pare se Amerika dhe BE thote qe e kane radhen keta tre te paret te shkojne ne burg pastaj te tjeret me radhe

  3. Jame shume i impresionuar nga foto e Ilirit qe keni ilustruar lajmin. Me bukur dhe qarte nuk mund te shprehet psikopatia e nje presidenti.

  4. e more like floriri nuk i le metodat mafjoze. normale, nje cop horri, nje cop hajduti qe rama e beri president vetem si mafjoz mund te sillet. ti je per burg vetem me keto qe thua. ti je per burg per faktin qe ke vidjo dhe nuk i ke denoncuar. ti thjesht po tregon qe je nje cop mafjozi dhe qe e meriton me shum se kurre burgun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu