• |
ide | kryesore

Meta pret sot në Presidencë krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pret sot në një takim në Presidencë kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare. Burime zyrtare nga ky institucion thanë se takimi do të zhvillohet në orën 09:00.

Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëv të partive opozitare jashtë parlamentit ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt” thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.



4 Comments

  1. Njelloj si takimi qe zhvilloje para zgjedhjeve te 30 qershorit ku u mburren qe nuk do lejonin qe te beheshin zgjedhjet,se cfare ndodhi te gjithe e dine,fitoje ligjshmeria mbi dhunen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *