• |
ide | kryesore

Video/ Paqueta, 10 nuk e pengon: gol në fitoren e Brazilit me Korenë e Jugut

Sport, Video



Fanella me numër 10 e Seleção është ende mbi shpinën e tij e Lucas Paquetà,këtë herë e nderon në mënyrën më të mirë. Titullar e goleador në Brazil-Kore e Jugut në sfidën miqësore të luajtur në Abu Dhabi, pas dështimit kundër Argjentinës. Pavarësisht kritikave, që erdhën edhe nga ish-Topi i Artë Rivaldo, tekniku Tite ka konfirmuar mesfushorin e Milan edhe për miqësoren e dytë të verdhejeshilëve në Lindjen e Mesme, gjithnjë në mes të treshes furnizuese, pas shpinës së Richarlison, sulmues i vetëm.

Pas vetëm 9′ minutash, Paquetà shfrytëzoi në mënyrën më të mirë kalimin në të majtë të Renan Lodi, duke u zhytur me kokë e duke mposhtur portierin aziatik, në krosimin e mbrojtësit të Atletico Madrid. Është goli i dytë në 11 prezenca me kombëtaren e Selecao për mesfushorin e Milan. Coutinho në minutën e 36, e në fund edhe juventini Danilo në të 60 mbyllën llogaritë me koreanët, që nuk mund të bënin më shumë se të limitonin dëmet në pjesën e mbetur të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *