• |
ide | kryesore

Për ata që e duan Edi Ramën të dobët, jo vetëm në stadium

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi 

Në këtë vend nuk mund të thuash asnjëherë që e keqja ka prekur fundin, ndaj edhe asgjë nuk mund të parashikohet me siguri. Me sa duket, dikujt i ka ka lindur në kokë marrëzia e radhës për të shpëtuar prej Ilir Metës, duke ndryshuar kushtetutën.

Në fakt, Shqipëria ka realisht një nevojë ulëritëse për ta prekur kushtetutën, por jo duke kufizuar Presidentin e Republikës. Sepse ne hallin më të madh e kemi me kryeministrin, të cilit duhet t’ia hollojmë sa të mundemi pushtetin dhe t’ia zvogëlojmë kompentencat.

Është e vëtmja mënyrë për të reduktuar dëmin që mund të sjellë ai, fillimisht duke deformuar zgjedhjet, e më pas duke sunduar me arrogancë, në vend që të qeverisë normalisht.

Por çudia qëndron se ata, që ngazëllehen me të drejtë në stadium nga thirrjet “Rama ik”, nuk thonë asnjë fjalë për këtë çështje. Ndërkohë BINDJA DEMOKRATIKE ka shpallur prej gati një muaji një platformë serioze për reformimin e plotë të sistemit tonë politik, në epiqendër të së cilës është kufizimi drastik i pushtetit të kryeministrit.

Sipas nesh, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar shoqërinë nga humori dhe shijet banale të udhëheqësve, që shndërrohen gradualisht në përbindësha politikë, duke keqpërdorur privilegjet që i garanton sistemi ynë i dështuar.



6 Comments

  1. Nuk zgjidhjet me kesoj lloj platformash, sepse p.sh. te qenit li (o)der I organizatave kriminale nuk eshte kompetence kushtetuese e KM, pavarsisht kesaj ai e ben me kenaqesi.

  2. Po çfarë ndryshimi ke nga Rama ti more Patoz ?
    Rama erdhi e po qëndron në pushtet me vota të vjedhura që ti nuk pate kurajon ta përmendësh ndonjëhere.
    Ti u regjistrove artificialisht si parti me antarë me firma të fallsifikuara e KQZ socialiste të regjistroi në shkelje të ligjit edhe pasi kishte kaluar afati
    Meqë dashke të bësh “opozitarin e vërtetë” ndaj Ramës, provo të organizosh qoftë edhe në Vorë një protestë kundër qveritare me partinë tënde, e do të shohim se sa shqiptarë do të shkojnë pas.
    Që paske filluar më në fund që të kritikosh Ramën e jo Bashën siç ke bërë gjithë këto vite, mirë ke bërë.
    Por duhet ti kërkosh ndjesë atyre qindra mijra shqiptarëve që kur thërrisnin në kor Rama ik, ti shkoje e lehje në mediat e tij me fjalët Basha ik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *