• |
ide | kryesore

Rikthehet West Side Family me këtë këngëtar

Paparazzi, Slider

West Side Family është një nga grupet shqiptare që mori famë nga kompeticioni i muzikës “Kënga Magjike”.

Shumë këngë me të cilat ata morën pjesë në këtë festival si “Mesazh”, “Hou Çike”, “Në krahët e tua” etj, u kthyen menjëherë në hit. Për herë të fundit ata morën pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2008 dhe tashmë 5 vite pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit grupi ka vendosur të rikthehet sërish në kompeticion.

Madje ata kanë përgatitur dhe një surprizë, sepse West Side Family do të ngjitet në skenë me vëllain e Dr.Florit, Alban Kondin.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Albani për “Anabel.al”.

Ai ka treguar se nuk e kishte menduar që të merrte pjesë bashkë me Landin dhe Mirin dhe se gjithë ideja erdhi spontanisht.

“Nuk e kisha fare në mendje. Së bashku me Elgit Dodën, po punonim për disa artistë që do të marrin pjesë në festival si Xheisara apo Olsi Bylyku dhe ishim përqëndruar tek ta. Ndërkohë Landi dhe Miri po mendonin të merrnin pjesë dhe ndërsa unë me Elgitin po punonim për këngën e tyre ‘7 ditë’ , aty për aty u vendos dhe pjesëmarrja ime”, ka treguar Albani.

Por nëse ndokush mund të mendojë se ai do të bëhet përgjithmonë pjesë e grupit, Albani e ka hedhur poshtë këtë teori.

1 Comment

  1. une mendoj te merrni edvinin per kengetar…
    me ca do merret tjeter, e shpetoni nga depresioni, s’rrihet gjithe diten myll ne surrel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu