• |
ide | kryesore

Shiti raketën e shkatërruar nga Serena për 500 dollarë: tani vlen 50.000

Sport



Raketa e shkatërruar nga Serena Williams në finalen e Us Open 2018, humbur kundër Naomi Osaka, do të nxirret në ankand nga Goldin Auctions me një cmim bazë prej 2.000 dollarë. “Por nuk do të surprizohesha nëse do të arrinte në 25 ose edhe 50.000 dollarë” ka komentuar Ken Goldin, themelues i shtëpisë së ankandeve.

Në setin e dytë të finales së humbur me japonezen Osaka, amerikania Serena Williams u nervozua me arbitrin për një penalitet të padrejtë sipas saj. Debati me arbitrin përfundoi me fjalët e Serenës: gënjeshtar e hajdut, që normalisht sollën penalty game, që ndihmoi Osaka të shkojë në 5-3 në set, të cilin e fitoi më pas 6-4 (me japonezen që kishte fituar edhe të parin 6-2).

Wilson Blade u shkatërrua nga Serena në momentin e konfrontimit me arbitrin Carlos Ramos. Fillimisht tenistja ia dhuroi raketën një djaloshi që kapte topat, Justin Arrington-Holmes, që e kishte shitur për 500 dollarë në një dyqan në New York, ku u ble nga një i apasionuar, që tani vendosi ta nxjerrë në ankand. “Duke e menduar – tha Holmes – do kisha bërë mirë të merrja ndonjë këshillë, por në atë kohë doja vetëm ta hiqja qafe…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *