• |
ide | kryesore

Sondazhi/ A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar? Çudia, më shumë këtu sesa në Kosovë

-Instant, Kryesore



A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar? Ku janë më të gatshëm për ta arritur atë, në Shqipëri apo në Kosovë? Cilat janë pengesat dhe sa janë pro kapërcimit të tyre? Këtyre pyetjeve u përgjigjet një sondazh i zhvilluar në dy anët e kufirit nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri (OFSA).

Pyetsori është realizuar në periudhën tetor- nëntor 2018. Gjithsej janë intervistuar 2.504 qytetarë: 1.200 në Shqipëri dhe 1.304 në Kosovë (1.004 shqiptarë dhe 300 serbë), njofton Klan Kosova.

Ky sondazh është strukturuar në pesë blloqe kryesore: 1. Njohuritë dhe kontaktet me njëri- tjetrin; 2. Qëndrimet dhe stereotipat; 3. Vlerat dhe besimet; 4. Politikat e përbashkëta; 5. Qëndrimet ndaj bashkimit dhe dialogut Kosovë- Serbi.

Sa i përket dëshirës për arritjen e bashkimit kombëtar, 63 për qind e të pyeturve në Shqipëri dhe 54 për qind e të pyeturve në Kosovë janë deklaruar se duan që ky bashkim të arrihet.

16 për qind e të pyeturve në Shqipëri dhe në Kosovë nuk e duan bashkimin kombëtar. Shumica e tyre janë nga rajonet urbane, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Gjeografikisht, të anketuarit në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë Qendrore e përbëjnë shumicën e qytetarëve që janë kundër bashkimit kombëtar.

Të pyetur nëse janë të vullnetshëm për ta paguar një taksë, e cila do ta mundësonte bashkimin kombëtar, gatishmëria e të pyeturve zvogëlohet, sepse 29 për qind e të pyeturve në Shqipëri dhe 49 për qind e të pyeturve në Kosovë pajtohen me këtë.

Sikur do t’iu ofrohej mundësia për të votuar në referendum, 75 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64 për qind e shqiptarëve në Kosovë do të votonin për bashkimin kombëtar.

Ata që e kundërshtojnë bashkimin në një shtet japin arsye të ndryshme, ndër të cilat më e shpeshta ka të bëjë me besimin se shtetet respektive të Kosovës dhe Shqipërisë funksionojnë më mirë si të ndara.

Gjithashtu, një qëndrim i shpeshtë i kundërshtarëve të bashkimit është i bazuar në dallimet kulturore dhe ato të traditës mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

– Besueshmëria në “mundësinë reale të arritjes së bashkimit kombëtar” ka pësuar rënie të konsiderueshme kur qytetarët janë pyetur për aspektin real të zbatimit, sepse vetëm 23 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 17 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë deklaruar që ky projekt është i mundshëm edhe praktikisht.

– Dallime mes shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë ka edhe në perceptimin e realizueshmërisë së idesë së bashkimit kombëtar.

Derisa shqiptarët në Shqipëri mendojnë që “bashkësia ndërkombëtare” është faktori kryesor që ka fuqi ta mundësojë këtë ide, për shqiptarët e Kosovës këtë kryesisht mund ta bëjnë “liderët e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, qytetarët të cilët mendojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet e konsiderojnë bashkësinë ndërkombëtare si pengesën më të madhe.

Si pengesën e dytë më të madhe në Shqipëri e shohin kundërshtimin e Serbisë, ndërsa në Kosovë  – shtetet e rajonit tonë në përgjithësi.

Në kategorinë e qytetarëve që i besojnë realizimit të bashkimin kombëtar, shumica në Kosovë thonë se kjo do të ndodhë brenda 5 vjetëve (39 për qind), ndërsa shumica në Shqipëri konsiderojnë se do të ndodhë brenda 10 vjetëve.

42 për qind e qytetarëve në Kosovë dhe 37 për qind e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se “bashkimi kombëtar” dhe “anëtarësimi në BE” i Kosovës dhe Shqipërisë janë procese që e kundërshtojnë njëri – tjetrin.

Nëse do t’iu duhej ta zgjidhnin vetëm një opsion, këta respondentë do t’i jepnin prioritet “anëtarësimit në BE” para “bashkimit kombëtar”.

Burimi: Klan Kosova



16 Comments

    1. Fatkeqesisht me gjithe keta percares neper portale dhe rrjete sociale, kjo perqindje do te ulet edhe me shume. Robt percaresve kudo qe jane

  1. Prandaj cuditet dhe Lapsi se ska shans ne Kosove te kete me pak qe e duan bashkimin. Te pakten tani per tani, por me vone, nuk e diPastaj jane vetem 1300 persona qe jane pyetur ku 300 prej tyre jane serbe pra 23% e te anketuarve ne Kosove kane qene serb, ku dihet se sa e duan bashkimin tone serbet

    1. Nqs serbet perbejne vetem 4% te popullsise ne Kosove ,edhe ne kete sondazh ne anketuarit me kombesi serbe duhet te ishin vetem 4% dhe jo 23-25%. Pra nje sondazh i parafabrikuar me qellim percarjen,sic e quajti Iliri me te drejte

  2. Vini re! Ky sondazh qenka bere ne 2018, ne Kohen kur po flitej nga Thaci,Baton Haxhiud he Rama,per shkembim territoresh Serbi-Kosove. Me kujtohet ne nje interviste per Sonila Mecon, Baton Haxhiu e argumentonte “nevojen” per bashkim kombetar me faktin qe ne Shqiperi dhe Kosove po ulej deshira per bashkim dhe ne Kosove me shume po preferohej Kosovo-centrizmi,sic e quante Haxhiu,keshtu qe sic thoshte ai, te behet shkembimi dhe pastaj na mundesohet bashkimi. Kjo interviste ishte ekzakesisht,ne ate kohe(kerkojeni ne Youtube emisionin Tempora- Sonila Mecos).Mos valle ky sondazh u gatua nga Baton Haxhiu dhe te tjeret qe donin shkembimin e territoreve, per te pasur nje arme me shume qe te bindin popullin se shkembimi i territoreve e pastaj bashkimi ishte gjeja e duhur?

  3. skam takuar njerëz në shqipëri kundër bashkimit, mbase një pjesë e vogël mund të jetë indiferente por kundër jo.

  4. Ca bohet keshtu, er jahuuuu?

    Nuk di njeriu kujt t’i besoje me!
    Baton Haxhiu, director i KLAN KS, publikon nje lam te Sorrosit, majtisteve antishqiptare? Pastaj, KLAN KS este presse e KLAN Albanaise, qe este nue kanal teper antikombetar! Teper antikombetar, gjithe diten me pislleqe telenovela arabesh me çallma e shamija. Medet medet

  5. Jeta po e etregon se shqiptaret e kesaj ane,jane-ne shume drejtime-ndryshe prej shqiptareve ,ne anen kosovare,e natyrshem edhe mardheniet mes tryre ,me duken me te sikleteshme,se sa per shembul,mardheniet midis shqiptareve ne Maqedoni,dhe maqedonasve.Bile mund dhe duhat te pranojme ,se shqiptaret merren me mire midis tyre-me popullin italian por qofte edhe me grekun,se sa me kosovarin.Shembull tipik shikoni Batonin,qe si zagar i Thacit me shoket e tij,vetem percarje kerkon te sjelle,bile me kurajo dhe insistim,qe edhe vete Thaci,nuk e cfaq aq qarte.

  6. Jeta p e etregon se shqiptaret e kesaj ane,jane-ne shume drejtime-ndryshe prej shqiptareve ,ne anen kosovare,e natyrshem edhe mardheniet mes tryre ,me duken me te sikleteshme,se sa per shembul,mardheniet midis shqiptareve ne Maqedoni,dhe maqedonasve.Bile mund dhe duhat te pranojme ,se shqiptaret merren me mire midis tyre-me popullin italian por qofte edhe me grekun,se sa me kosovarin.Shembull tipik shikoni Batonin,qe si zagar i Thacit me shoket e tij,vetem percarje kerkon te sjelle,bile me kurajo dhe insistim,qe edhe vete Thaci,nuk e cfaq aq qarte.

    1. Po edhe tl more kristian, me paragjykimet tënde për shqiptarët e Kosovës , duket se po bën politikën e përçarjes së shqiptarëve.
      Ka pasur e ka si në Shqipëri edhe në Kosovë sorra e derra, por një gjë nuk duhet haruar kurrë sa i takon historisë së shqiptarëve. Është gjaku i derdhur i qibdra mijëra shqiptarëve jashtë kufirit të Shqipërisë londineze në mbrojtje të kombit shqiptar nga sllavët e grekët, që para 107 vitesh u krijua një shtet i pamvarur shqiptar. Përndryshe ose do të ishim sllavizuar ose do ishim greqizuar të gjithë

  7. Ai sondazh eshte mashtrim, ndoshta jane pyetur politikanet ne pushtet se nuk duan te leshojne feudet e tyre. Pa u bashkuar Kosova e Shqiperia, nuk ka qetesi ballkani, as nuk zhduken keta politikej qe na i cuan vendet ne gremine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *