• |
ide | kryesore

VIDEO/ 2 shqiptarë në pranga me 8 kg kokainë në Itali (emrat)

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e 5 nëntorit, policia italiane arrestoi dy shqiptarë, Lorand Maçi dhe Eduart Çela, të cilët kishin të fshehura 8 pako me kokainë për një peshë totale mbi 8 kilogramë. Ato u gjenë në një garazh në zonën e San Leonardo në Parma.

Policia kishte marrë informacion për një rrjet të shpërndarjes së drogës në këtë zonë. Maçi zotëronte një piceri në zonën e San Leonardo, por aktiviteti kishte shumë pak klientë. Kjo i bëri agjentët të dyshojnë.

Nga hetimet doli se Maçi kishte në dispozicion edhe një garazh dhe se në restorant shpesh shihej një bashkatdhetar i ri i cili më pas, ishte identifikuar si Eduart Cela. Mbrëmjen e vonë të 5 nëntorit, agjentët e Antidrogës i ndalën të dy shqiptarët dhe ushtruan kontroll në piceri dhe në garazh.

8 pakot u gjetën në kuti kartoni. Gjatë kontrollit në automjetet e përdorura nga dy shqiptarët u gjetën vende të posaçme nën sedilje për fshehjen dhe transportin e drogës. Të dy të arrestuarit janë vendosur në arrest me burg. (Shiko VIDEO këtu©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *