• |
ide | kryesore

Video/ Messi nxit sherrin me Cavani: “Kur të duash”

Sport, Video



Argjentinë-Uruguaj, e luajtur në Tel Aviv dhe e përfunduar me rezultatin 2-2, ka kaluar në plan të dytë e eklipsuar nga incidenti verbal mes Lionel Messi e Edinson Cavani. Duke parë edhe ekuilibrin në fushë, me ndeshjen që ishte gjithnjë e tensionuar, dy lojtarët janë lëshuar në një konfrontim i ashpër. Nga leximi i buzëve uruguajani duket se i thotë argjentinasit: “Lufto”, duke i lënë të kuptojë që po rrëzohej lehtë në tokë. Përgjigja e Pleshtit ishte kërcënuese: “Kur të duash…”

Golat në ndeshjen miqësore, që vetëm e tillë nuk ishte, mes Argjentinës e Uruguajit, u shënuan nga Cavani në minutën e 34, me Aguero që barazoi 18 minuta pas rifillimit. Suarez kaloi edhe një herë në avantazh Celeste në minutën e 69, përpara se Messi të barazonte me penallti në minutat shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *