• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë ndërhyrje bën Godin ndaj Dybala: tifozët e Juventus të tërbuar

Sport, Video



U luajt Uruguay-Argjentina, por ngjante sikur ishte Inter-Juventus. Akuza e polemika pa mbarim, të cilave i janë shtuar edhe tifozët e Juventus në rrjetet sociale, të tërbuar me sjelljen e një interisti. Episodi i inkriminuar kishte protagonist Godin e Dybala, me mbrojtësin zikaltër autor të një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit bardhezi. Një sparkatë e egër, që sulmuesi argjentinas fatmirësisht arriti ta shmangë në kontaktin e parë dhe më të keq, përpara se të fluturonte në tokë. Joya e kaloi pa dëmtim serioz, por në Twitter veprimi i interistit u kthye në një nga argumentat më të zjarrtë të momentit.

Nga njëra anë tifozët bardhezinj janë vërsulur menjëherë kundër Godin, duke e akuzuar se ka kërkuar qëllimisht këmbën e Dybala me dëshirën për ta dëmtuar. Nga ana tjetër mbështeësit zikaltër kanë reaguar duke kujtuar ndërhyrjen e Cuadrado ndaj Sanchez gjatë Kili-Kolumbi, dëmtim nga i cili sulmuesi i Inter nuk ka rikuperuar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *