• |
ide | kryesore

Basha takon kryeministrin e Kroacisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në Kongresin e PPE në Zagreb.

Basha shprehet i bindur se integrimi në BE i Shqipërisë është e vetmja alternativë, ndërsa thekson se zbatimi i reformës në drejtësi dhen asaj zgjedhore sipas Bundestagut Gjerman, ndan politikën nga krimi dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

“Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Zbatimi i drejtë i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman, garantojnë shtetin e së drejtës, ndan politikën nga krimi, i jep fund pandëshkueshmërisë, dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Basha.

Më tej kryedemokrati ka treguar se me kryeministrin e Kroacisë biseduan në lidhje me hapat që duhen ndjekur për kapërcimin e krizës.

“Me mikun tim dhe të shqiptarëve diskutuam hapat për kapërcimin e krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave.

Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE”.



2 Comments

  1. MOS THUAJ PD DHE UNE O BURRE SE TE KAM THENE 100 HERE .SI NUK E KUPTON SE TI JE PJESE E PD-SE E KUR THUA PD AJO TE PERFSHIN EDHE TY. APO KE AXHENDE TJETER NGA AJO E PD-SE, SE BUKUR SHUME E LUAN BISHTIN. HERE HIQESH SI CHE GUEVARA E HERE SI GANDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *