• |
ide | kryesore

“Belgjika do të fitojë Europianin”: Martinez i bindur pas asaj që pa në kualifikuese

Sport



Belgjika mbyll kualifikueset në Euro 2020 me një 6-1 kundër Qipros. Gol e spektakël e ndjesia se Djajtë e Kuq janë një nga pretendentët për triumfin final në turneun e verës së ardhshme. Një bindje që e kanë edhe vetë protagonistët, mbi të gjithë Roberto Martinez. Sipas asaj që bën të ditur Goal, tekniku i kombëtares së Hazard e De Bruyne nuk fshihet. Përkundrazi…

“Nëse jemi në gjendje të fitojmë Europianin? Sigurisht. Bëhet fjalë për një objektiv që mundemi. Duhet ta kemi në duart atë trofe”, tha Martinez. “Duhet të përmirësohemi akoma e pastaj të shohim nëse mund të bëjmë një trofe të madh si në Rusi. Në Botëror fiksuam standardin tonë e tani duhet të përmirësohemi. Skuadra e tifozët bashkë. Kemi shtatë muaj për tu bërë edhe më të mirë. Kjo skuadër meriton të fitojë kampionatin europian por, në futboll, nuk është kaq e thjeshtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *