• |
ide | kryesore

Brad Pitt shfaqet me të dashurën e re

Paparazzi, Slider



Me shumë mundësi, Brad Pitt dhe Alia Shawkat, të dy aktorë, janë bashkë. Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit prej muajsh dhe dalja e fundit thjesht përforcon dyshimet tona.

Gjatë fundjavës, Brad dhe Alia ishin të pranishëm në një ekspozitë arti në Wilding Cran Gallery. Strategjistja e BE-së, Meral Melika Duran, postoi foto të dyshes bashkë.

Gjithashtu, çifti shkoi për darkë bashkë, siç e vërtetoi një përdorues i Twitter-it, i cili postoi një foto nga darka të cilën e fshiu më vonë. Muajin e kaluar, Brad dhe Alia ndoqën një shfaqje komedie bashkë. Kur mbaroi, të dy pozuan për një foto me komedianin Mike Birbiglia, në prapaskenat e shfaqes “The New One.” Për  çudi, edhe ajo foto është fshirë.

Në shtator, ata ndoqën shfaqjen teatrale “A Play Is A Poem,” të Ethan Cohen dhe u larguan në të njëjtën makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *