• |
ide | kryesore

Emilia Clarke tregon presionin për të aktruar nudo

Paparazzi, Slider



Roli i Emilia Clarke si Daenerys Targaryen në “Game of Thrones” filloi me shumë skena nudo, të cilat sezon pas sezoni erdhën duke u pakësuar. Pas sezonit të parë, ndikuar ndoshta edhe nga rritja e popullaritetit të serialit dhe rolit të saj, aktorja nisi të vendoste vetë sesa shumë dëshironte ta zbulonte trupin.

Në podcast-in “Armchair Expert” me Dax Shepard, Emilia tha në projektet pas përfundimit të “Game of Thrones” shumë producentë i kanë ushtruar presion që të aktrojë e zhveshur. Por ajo nuk ka rënë dakord.

“I jam shumë rëndësi faktit nëse ndihem ose jo rehat,” tha Clarke. “Jam përballur me shumë situata kur u kam thënë që duhet të jem e mbuluar me çarçafë, por më kanë thënë që do të zhgënjeja fansat e Game of Thrones. Kam menduar me vete: ‘Shko pir*hu’.”

Clarke zbuloi gjithashtu se Jason Momoa, i cili luan Khal Drogo-n në “Game of Thrones”, e ka mbështetur që të ngrejë zërin përsa i përket projekteve ku i vendoset kusht që të aktrojë e zhveshur.

“Unë nuk kisha aktruar ashtu kurrë. Kisha marrë pjesë në vetëm dy filma më parë dhe pastaj, krejt papritur, e gjeta veten duke xhiruar tërësisht lakuriq në një skenë me shumë njerëz,” kujtoi ajo xhirimet e “Game of Thrones”. “ Më dukej se isha jo e denjë për të kërkuar diçka.”

Por me kalimin e kohës, Clarke mësoi që të refuzonte kërkesat për të aktruar nudo sa herë nuk ndihej rehat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *