• |
ide | kryesore

FOTO/ Nga Madrid në Tiranë, duke kaluar nga L.A.: ja stadiumet që po shkruajnë të ardhmen

F1, Sport

Wanda Metropolitano, stadiumi i ri i Atletico Madrid, është inauguruar në 16 shtator 2017 në prezencë të mbretit të Spanjës Felipe VI. Mund të presë 67 mijë spektatorë. Kostot e rikostruksionit janë rreth 260 milionë euro.

I inauguruar për Botërorin 2018, Volgograd Arena ka një strukturë spektakolare të jashtme në celik e një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Vendosur përgjatë lumit Vollga, impianti ka kushtuar rreth 218 milionë euro.

Ka kushtuar 350 milionë dollarë e ka përfunduar në më pak se dy vjet, stadiumi i ri i Los Angeles FC është inauguruar në 2018. Ka një mbulesë dinamike me një membranë gjysëmtransparente e një kapacitet prej 22 mijë vendesh, nga të cilat 3.252 në këmbë në shkallaren e veriut rezervuar për tifozët vendas.

Në 17 nëntor, në rastin e Shqipëri-Francë, është inauguruar Arena Kombëtare e Tiranës, shtëpi e kombëtares shqiptare, por që mund të mirëpresë edhe derbin e kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës. Ka një kapacitet prej 22.500 vendesh e ngrihet mbi të njëjtin vend ku u shkatërrua Qemal Stafa. Forma simbolizon kufijtë e Shqipërisë, ashtu si e kuqja dhe e zeza, ngjyrat kombëtare.

I inauguruar me një luan të zjarrtë spektakolar në 3D, Estadio Jorge Luis Hirschi është impianti i ri i Estudiantes në La Plata, Argjentina. Stadiumi i vjetër, që daton në 1907, u deklarua i paluajtshëm në 2005 e u shkatërrua në 2007 për ti hapur vendin stadiumit të ri, që ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh.

3 Comments

  1. Po dhe ju te lapsit sa te medhenj jeni, beni si beni dhe e shkruani dhe nje artikull ku komplet rastesisht ish- stadiumi Qemal Stafa i riu po ben xhiron e historise, pasi keni kaluar disa dite ne delir sesi tifozet thirren ‘Rama Ik’ ne inagurimin e stadiumit, dhe ju duke shkruar artikull pas artikulli, analize pas analize se pse kjo ndodhi,,,nderkohe sot rastesisht nje reklame pozitive, ca ndodhi? Sa leke moret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu