• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni mrekullinë e fundit të Juventus: i pari hotel në Itali i lidhur me një klub futbolli

Sport



Quhet “J Hotel” dhe është xhevahiri i fundit bardhezi në impiantin e Continassa. Është funksional që në muajin korrik, por është prezantuar nga presidenti i Juventus Andrea Agnelli vetëm këto ditë. Bëhet fjalë për një strukturë hotelerie prej 11.200 metra katror, me 138 dhoma, një restorant me 200 vende dhe 60 në ambjent të hapur, një Spa e disa salla konference. Në Itali është hoteli i parë që lidhet direct me një klub futbolli. Ndodhet vetëm 600 metra nga Allianz Stadium dhe është një strukturë me katër yje. Një pjesë e hotelit është e rezervuar për skuadrën e parë për grumbullimet para ndeshjeve, pjesa tjetër është në dispozicion të turistëve dhe tifozëve. Juventus zotëron 40% të aksioneve dhe e sheh si një lëvizje avangarde marketingu.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *