• |
ide | kryesore

Haradinaj tallet me Ramën: Bëri zgjedhje me një parti, tani i jep mend Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka marrë një sërë thumbimesh nga homologu në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak ditë pasi tha se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet nga mini-Shengeni Ballkanik. Haradinaj i është përgjigjur: Kush është Rama që t’i tregojë Kosovës se ç’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së Shengenit. Haradinaj përmend edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës ç’ka do bëhet me Kosovën. Le të tregojë ai si i ka mbajtur zgjedhjet veç me një parti, nëse qenka aq i mençur dhe i di të gjitha punët e Kosovës dhe rajonit. Ai le të tregojë si vetëm me një parti mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, – shprehet Haradinaj për gazetën Ekspres.

Më tej Haradinaj ka theksuar se bisedat për shkëmbim territoresh janë një ide që ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse, ka qenë shkatërruese për mua dhe për qeverinë. Jam detyruar të luftoj kundër asaj ideje”, – theksoi Haradinaj.

Më 10 Nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. ©LAPSI.al



10 Comments

    1. Ti BQ qe shan Ramushin,dhe qe te kane q* maloket mamin, gocen .bile dhe cunin e vogel, tregoji shefit tend qe po mbron se kjo ishte pergjigja e Ramushit per deklaraten e Rames qe tha se s’kam zbatuar marreveshjet Shqiperi-Kosove sepse nuk kishte nje qeveri te denje ne Kosove me te cilen te bashkpunonte Rama. Pra meqe Ramushi nuk ishte i denje per Ramen,te pakten Ramushi beri zgjedhje te mira dhe jo si Rama qe u fut ne zgjedhje me nje parti. E kuptove tani se kush nuk e kuptoi se kush eshte bishti dhe kush sqepari?

  1. Kur mamaja jote shkerdhehej me kooperativistet e fshatit, ky “maloku” luftonte per te mbrojtur trojet nga shfaruesit serbe !

  2. Njerez te tille, pavaresisht budallalliqeve qe thote Rama, nuk duhet te flasin..Haradinaj dhe Rama per 3-4 vite nuk i njeh me askush..Shqiperia dhe Kosova do jene per mijera vite dhe fjali te tilla percarese, nuk duhet te thuhen!

  3. Namyti dhe miu dy kerma shpellaresh,qe hane mut per mengjes dhe pastaj shkojne leoijne loqet e shpellareve te salihut,grate motrat dhe mamkat kane pune me udheheqjen e pd

  4. Ore emu ky nxjerr harten qe i jep serbia ti thua mos te flase njeri. A je ne terezi? Enveri jua paska qire trurin per fare.

    1. Haradinaj nuk foli per vete por foli per Kosoven..Menyra si foli nuk eshte e rregullt . Armiqesite me ramen le ti mbajne per vete..jo te perfshijne kosoven dhe shqiperine..dhe mos e dhje me kete punen e Enverit se nuk ka fare te beje!

  5. I paemer ne goje te te rroje. Po ti qeke korcar more bythqir, po fol o kokel pe muti o te qifte niko peleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *