• |
ide | kryesore

Hollanda, gol kundër racizmit: Wijnaldum e De Jong festojnë në mënyrë të pangatërrueshme

Sport, Video



Hollandë – Estoni nuk do të kalojë në histori si një ndeshje e paharrueshme nga ana teknike, por i dhuron një faqe të bukur futbollit edukativ. Menjëherë pas golit, Wijnaldum, kapiteni Orange e Frenkie de Jong nuk kanë lënë ti shpëtojë rasti. Janë drejtuar menjëherë tek kamerat për një festim që ka marrë menjëherë notat e një deklarimi kundër racizmit.

Një festim e një foto që nuk kanë nevojë për komente: të dy mesfushorët kanë mbajtur krahët pranë. Asnjë diferencë, të bashkuar nën të njëjtin flamur, fanellë identike, e dëshira për të treguar se e vetmja ngjyrë është ajo portokalli e Hollandës. Të gjithë shokët e skuadrës, përfshirë kush ishte në pankinë, janë mbledhur rreth të dyve. Sigurisht që ishte e studiuar, duke parë atë që ndodhi në orët që pasuan.

Në Hollandë, sipas asaj që bën të ditur De Telegraaf, tema e racizmit ishte në vëmendje, pas asaj që i ndodhi Mendes Moreira. Lojtari me ngjyrë i Exclesior u largua nga fusha gjatë një ndeshje me Den Bosch, duke marrë një pozicion të fortë pas koreve raciste. Djaloshi më pas u kthye në fushë, shënoi edhe gol në barazimin 3-3, por ajo që ndodhi arriti deri në nivelet e Kombëtares.

Lojtari mori gjithë mbështetjen e skuadrës edhe në kanalet zyrtare. Vetë Wijnaldum reagoi në konferencë për shtyp, duke shpjeguar se në hollandë nuk duhet të ekzistojnë diskriminimet. E këtë qendrim kapiteni e tregoi edhe në fushë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *