Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, lidhur me arratisjen e Agim Kajmakut
Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre.
“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend dhe mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.
Kajmaku është shpallur në kërkim, pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e opozitës se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.
Për këtë arsye, ai mund të paraqitet te noteri për t’i dhënë prokurë avokatit për ta përfaqësuar. Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim formularësh dhe kryerje të funksionit pas shkarkimit nga detyra. Kujtojmë që pas shkarkimit si kryebashkiak, Agim Kajmaku kishte firmosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë.
Sipas mbiemrit qe mban, njoftoni edhe shitesit e qumeshtit, por edhe falsifikuesit e dokumenteve nga precedenti qe ka!
Çuni i Rilinjes!
Ore na gjeni ku Edi Rama vari lesht Kajmakut. Se nuk eshte as neper spitale.
Rilindja nje tufe horra hajdute kontrabandise nga i pari tek i fundit.
Po vidio seksi i ambasadorit me zyrtaren e larte te rilindjes nga humbi.
SHPORRUNI NE HALE TE GOMEREVE. TURPERUAT KETE VEND.
fshihet te sarajet e edit ne syrrel sepse atje ska buthe ta kerkoje njeri
Se mos harron prokuroria. Ta kerkoje edhe ne ambientet e PS se ku i dihet, mund te fshihet si antar i saj. Do ishte e udhes te mare ne pyetje si persona me dijeni edhe kreret e PS, te kqyre telefonat e tyre apo kompiuterat. Dhe le te shtrije hetimin nese antaresimi ne PS dhe kandidimi, jane rrjedhoje e aktivitetit kriminal dhe per te perfituar prej keti individi.