• |
ide | kryesore

Koncensionet, qeveria do të paguajë 14.6 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2020

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deri në vitin 2032 do të paguhen nga buxheti i shtetit këste për kontratat e partneritetit publik privat të lidhura nga qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj shpjegoi përpara deputeteve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se si pagesat për kontratat e Partneritetit Publik Privat do të shtrihen ndër vite.

Ligji detyron të mos kalojnë 5% të totalit të të ardhurave tatimore parashikuar në vitin paraardhës.

Opozita mendon se mazhoranca po ngarkon me borxh brezat e ardhshëm, ndërsa kjo e fundit thotë se po zhvillon vendin e po rrit shërbimet.

Socialistja Blerina Gjylameti përfitoi nga prania e ministres Denaj për të marrë një përgjigje për shqetësimin e koleges Balluku rreth mungesës së financimit të projekteve në infrastrukturë.

Por çfarë do të ndodhë me kontratën koncesionare të rrugës Milot -Balldren?

Fondet për këtë rrugë sipas ministres Denaj do të lëvrohen edhe nëse do të duhet të ndërpriten të tjera investime.

Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht 14 kontrata koncesionare në investime dhe shërbime. Fondi që do të shkojë për to kap vlerën e 14.6 miliardë lekëve.



1 Comment

  1. Nuk di se sa duhen mallkuar individet qe zhvasin aq shume para ne kurriz te njerezve te thjeshte. Duhen denuar me vdekje dhe familjareve te kamur tu sekuestrohet pasuria. Ngelen duke dhene koncesione keto funderrina e nuk u ngopen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *