• |
ide | kryesore

“Morëm atë që merituam, Reja ka fajet e tij”: Duka flet hapur për italianët

F1, Sport



Në programin ‘Punto Nuovo Sport Show’ në Radio Punto Nuovo presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka sqaruar disa situata të rëndësishme mbi trajnerin Edy Reja dhe mënyrën si I pa kualifikueset drejt Euro 2020: “Ecuria e Shqipërisë në Europë? Do të kasha mbetur i kënaqur nëse do ishim kualifikuar, futbolli është kështu: bëmë mirë në disa ndeshje, më pak në disa të tjera, u treguam jo konstantë e morëm atë që merituam. E nisëm keq me Turqinë, në shtëpi e ishim të pafat në transfertë. Nuk u përqendruam në të gjitha ndeshjet, sidomos në atë me Andorran”.

Cështja kryesore është ajo e rinovimit apo jo me teknikun Edy Reja, që vërtetë nuk arriti kualifikimin, por ktheu stabilitetin taktik tek kuqezinjvë: “Nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë shumë të mirë. Sigurisht ka pjesën e tij të përgjegjësisë, si cdokush nga ne. Në Andorra duhet të bënim më mirë, por Reja nuk rrezikon.

Skuadër e rëndësishme me lojtarë të mëdhenj: “Kemi lojtarë që luajnë në Serie A e Serie B, lojtarë të mirë, por nuk e di…ndoshta të tjerët u treguan më të aftë. Hysaj është lojtari më i rëndësishëm i kombëtares, e di kapiten përqendrohet 100%. Meriton më shumë hapësirë tek Napoli, i kam parë të tjerët, por vendos Ancelotti. Nuk më ka treguar asgjë sepse ka dashur të përqendrohet tek Shqipëria” përfundoi Duka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *