• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Krimet e Rënda: Suel Çela i pafajshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur sot të pafajshëm Suel Çelën, i cili u akuza se ishte pjesë e sulmit që ndodhi në Elbasan ndaj patrullës së policisë.

Krimet e Rënda kanë dënuar me 6 vite burg Enea Bekteshin si dhe 5 vite burg Klement Xhaferrin.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në fjalë. Prova e gjetur në automjetin Audi, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Çela. Ndërkohë, Lala tha se të gjitha provat ndërkohë tregojnë se Enea Bekteshi ka qenë në makinën ‘Audi’ i vetëm dhe ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e askujt, gjë që përjashton akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video atë kohë shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit dhe lëvizje dhe tërhoqi vëmendjen duke u bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.



6 Comments

  1. normale, ky ishte bosi. burgun e bejn keta dy cerrat e bosit per bosin. e kan kalu vettingun keta gjyqtaret e elbasanit apo akoma si ka ardh rradhe. mbase si ka ardh rradha se dhe gjin gjoni nuk eshte paraqitur akoma, eshte me leje lindje.

      1. ca rendesie ka. njesoj jan te gjith keta. krimi nuk ka as parti e as kombesi e as ngjyr. gabim i madh qe i ndan njerezit ne te salehut e ne te ram trecerekshit. eshte me mir ti ndahs ne te ndershem dhe ne kriminela, pavarsisht besimit, bidnjeve, races apo kombesis.

  2. termet termet……..

    te gjithe te lire dhe te pafajshem!

    me siguri reforma ne drejtesi eshte jo vetem e suksesshme por edhe e prekshme sipas zyrokrateve gisht te ambasadave te huaja ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *