• |
ide | kryesore

Tottenham prezanton Mourinhon: “Në fund të sezonit renditja do të jetë ndryshe”

Sport



José Mourinho nuk humb kohë, prezantohet dhe jep intervistën e parë si trajner i Spurs për tv zyrtar të Tottenham: “Cfarë mund të premtoj? Pasion, pasion të vërtetë: për punën time, por edhe klubin – ka thënë Special One – Skuadra më pëlqen vërtetë shumë. Në Premier jemi në një pozicion që nuk na takon. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje: të fitojmë, fitojmë e akoma të fitojmë. Në fund do bëjmë llogaritë, por jam i sigurtë se klasifikimi do të jetë ndryshe”.

Mourinho ka marrë garanci se do ti vendoset në dispozicion një buxhet i përshtatshëm për të ndërhyrë në merkato, që në janar, por i pëlqen që do të punojë me të rinjtë. “Nuk ka menaxher në botë që të mos i pëlqejë të punojë me të rinjtë e ti ndihmojë të rriten – ka shtuar portugezi – Problemi është se ndonjëherë shkon në një klub ku puna poshtë teje nuk është aq e mirë sa për të prodhuar këta lojtarë, por kur i ke, trajnerët janë gjithnjë të lumtur ti ndihmojnë të maturohen”.

Special One ka mbetur i impresionuar nga stadiumi i ri dhe qendra stërvitore: “Është stadiumi më i mirë në botë, kjo është e vërtetë. Qendra stërvitore nuk është e dytë ndaj askujt, ndoshta mund ta krahasosh me ndonjë fushë stërvitore të American Football, por këtu në Europë nuk ka asgjë të ngjashme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *