• |
ide | kryesore

Traileri i dytë i Cats dështon (Foto)

Paparazzi, Slider

Në korrik të këtij viti, njerëzit në internet reaguan me kritika të ashpra kundër muzikalit “Cats” (Macet). Pavarësisht pjesëmarrjes së emrave të njohur si James Corden, Judi Dench, Jason Derulo, Idris Elba, Jennifer Hudson, Ian McKellen, Taylor Swift, Rebel Wilson etj, filmi u prit tmerrësisht keq. Macet nuk ngjasonin fare me strukturën e tyre fizike dhe personazhet dukeshin të çuditshëm.

Fill pas kësaj, producentët e “Cats” deklaruan se do të publikonin një tjetër trailer. Videoja e re u publikua dje nga Universal Pictures.

Disa e krahasojë atë me hentai, zhanër japonez i novelave grafike që karakterizohet nga skenat erotike. Të tjerë theksojnë se nuk e merrnin me mend se mund të frikësoheshin nga Idris Elba, burri më seksi në botë për 2018-n. “Jeni të ftuar të merrni pjesë në shfaqjen më të tmerrshme të 2019-s,” ironizon dikush në YouTube. “Ky version i ri e bën të parin të duket një mrekulli,” shkruan një tjeter.

“Cats” bazohet te përmbledhja poetike “Old Possum’s Book of Practical Cats” nga poeti i njohur i shekullit XX, Thomas S. Eliot. Producentët e filmit janë Tom Hooper, Debra Hayward, Tim Bevan dhe Eric Fellner. Tom Hooper sjell muzikalin e dytë pas “Les Misérables” (Të mjerët) në vitin 2012.

Gjatë një interviste në “The Late Show with Stephen Colbert”, i pyetur se për çfarë flet filmi “Cats”, Idris Elba nuk ia kishte idenë historisë. Pasi u përpoq të gjente fjalët e duhura, Idris arriti të thoshte: “Është një klasik. Mendoj sa ka të bëjë me një mace.”

Më pas, shtoi se “është një udhëtim drejt asaj që quhet si parajsa e maceve”. Ndonëse lexoi skenarin, bëri prova për rolin dhe madje ndoqi edhe një kurs nga specialistë të maceve, aktori mezi e përmblodhi fabulën.

“Cats” pritet të dalë në kinema në mes të dhjetorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu