• |
ide | kryesore

Truproja shqiptar i këngëtareve të famshme kapet në Greqi me 560 kg kanabis

Lajme, Të fundit



Një organizatë që merrej me trafikun e drogës, e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, është goditur nga policia fqinje.

Në krye të kësaj organizate ishte një shqiptar 36-vjeçar, ndërsa një nga të arrestuarit shqiptar ishte truproja i dy këngëtareve të famshme greke. Atij iu kapën në banesë 560 kg drogë.

Këngëtaret nuk e dini që truproja, që kishin punësuar për të ruajtur dhomat e tyre të zhveshjes, ishte i lidhur me trafikun e drogës. Po kështu as biznesmenët që kishin në pronësi lokalin.

Sipas newsit.gr, organizata ishte një çështje familjare, pasi ajo përfshinte një nënë me djalin dhe vëllanë e saj, të gjithë nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *