• |
ide | kryesore

“Uells, golf e Madrid”: provokimi i Bale nervozon Real

Sport, Video



Raporti mes Gareth Bale e Real Madrid është në fund, që ishte edhe i pashmangshëm për mënyrën si erdhën gjërat. I padukshëm për klubin, por lider në kombëtare, Sulmuesi, pas një muaji pa u stërvitur fare në Madrid (herën e fundit në fushë në 5 tetor kundër Granada) i është përgjigjur thirrjes së Uellsit e ka luajtur 88 minuta në sfidën vendimtare për kualifikimin në Euro 2020 kundër Hungarisë. Në atë ndeshje, uellsianët morën kalimin në Europian falë një 2-0 firmosur nga Aaron Ramsey e gjatë festimeve Bale, së bashku me shokët e skuadrës, ka ekspozuar një flamur uellsian me një shkrim elokuent: “Uells. Golf. Madrid. Sipas këtij rendi”.

Bale ka provokuar klubin e tij në transmetim direkt, duke treguar në flamur prioritetet e tij, duke kthyer polemikat aty ku i kishte lënë ish-sulmuesi i Real Madrid Pedrag Mijatovic, që në tetor u shpreh kështu për uellsianin: “Mendon më parë për Uellsin, pastaj për golfin dhe në fund për Real. Nuk kam folur me të, por është ajo që më përcjell. Nuk i dihet kurrë nëse mund të kesh besim tek ai, nëse është i motivuar, nëse është i dëmtuar apo jo… por do shihni si do përmirësohet kur të afrohen kombëtaret…”.

Fjalët e malazezit shkuan deri në Uells, ku tifozët i shkruan në flamurin, që mbërriti në duart e lojtarit, që u zbavit duke e treguar gjatë festimeve. Ishte pranë largimit në verë, kur diskutohej kalimi i tij në Kinë, por pas këtij provokimi historia është e mbyllur, për më tepër që raporti i tij me ‘armikun’ Zidane nuk është përmirësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *