• |
ide | kryesore

Zaev për New York Times: Veto e Makron më ka shkatërruar psikologjikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më i prekur nga qëndrimi i Francës kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është ndierë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili arriti marrëveshjen historike me Greqinë për emrin.

“Një gjë e tillë më ka shkatërruar personalisht, dhe psikologjikisht”, ka thënë Zaev, teksa shpreh edhe shqetësimin jo vetëm për veten dhe shtetin e tij por edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor, shkruan New York Times.

Zoran Zaev thotë se një zhvillim i tillë i hap rrugë rritjes së radikalizmit dhe gjithashtu konflikteve brenda shteteve dhe gjithashtu edhe të shteteve në mes vete.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Aty ka një rrezik për hapjen e konflikteve brenda shteteve përsëri. Gjithashtu për të hapur konflikte në mes të shteteve përsëri”, ka thënë Zaev.



1 Comment

  1. normale o shoku. Macron eshte ne nje linje me Mosken e Beogradin (si gjithmon). Nje cop bythqiri me nje fjal. nje populist qe shkon sipas exit-polleve te sekondes. e ndrron per hicgje cdo pozicion qe ka. Franca e ka tradhetuar gjithmon kauzen shqiptare apo amerikane ne ballkan. edhe kur beheshin sulmet e natos ne serbi, doli skandali qe franca dekospironte opercionet dhe favorizonte serbet ne vend te natos (duke qen dhe antar i natos). Te jemi te qart o njerez qe franca nuk na ka dashur kurre dhe nuk ka per te na dashur. duhet te veprojm ne menyr reciproke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *